Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►TRÁSH/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Bëhem i trashë a më i trashë nga sa jam, i kapërcej përmasat, e rrit vëllimin; mbushem në trup, shëndoshem, vë dhjam; kund. hollohem. Është trashur nga trupi. Është trashur shumë. Misri trashet kur rritet. Iu trashën këmbët. I është trashur qafa. Sa vjen e po trashet.
2. vetv., vet. v. III Bëhet më i trashë (zakonisht për lëngjet kur ziejnë); kund. hollohet. Është trashur qumështi i bagëtive. U trash mushti (reçeli, salca). U trash gjella.
3. vetv., vet. v. III Bëhet më i shpeshtë dhe me copa a me grimca më të mëdha; dendësohet. U trash dëbora.
4. vetv., vet. v. III Bëhet më i ulët, bëhet më i trashë (për zërin); kund. hollohet. Iu trash zëri.
5. vetv., vet. v. III Topitet, mpihet, nuk pret mirë. Është trashur sëpata. U trash thika (brisku).
6. fig., bised., vetv., vet. v. III Forcohet, bëhet më i fortë a më i madh; bëhet më i rëndë, thellohet më tej, shtohet; e kalon masën e duhur a të lejueshme. U trash miqësia. U trashën punët. U trashën të metat (dobësitë). U trashën mosmarrëveshjet.
9. pës. e TRASH.
✱Sin.: shëndoshem, dhjamem, dhjamosem, topitet, mpihet, forcohet, rëndohet, thellohet, shtohet, hutohem.
♦ Pa u trashur *filli. I është trashur *gjuha (dikujt) mospërf. I është trashur *koka (dikujt). I është trashur (i është rritur) *lafsha (dikujt) keq. I është trashur *lëkura (dikujt). I është trashur *mendja (dikujt). U trash *puna. I është trashur *qafa (zverku) (dikujt). I është trashur *truri (dikujt). I janë trashur (i janë rënduar) *veshët (dikujt). I është trashur zverku (*qafa) (dikujt).
TRASH vep., ~A, ~UR kal. 1. Bëj diçka të trashë a më të trashë nga ç’është, bëj me të gjerë në të gjithë gjatësinë e vet, i rrit gjerësinë ose vëllimin; zgjeroj; kund. holloj. I trashi degët. Trashe vijën! Trash fillin.
2. Bëj më të trashë (zakonisht për lëngjet, duke i zier ose duke u shtuar diçka tjetër), trashoj; kund. holloj. Trash sherbetin (lëngun, reçelin, pekmezin). Trash supën (gjellën, salcën).
3. shtypshkr. Bëj më të theksuar, bëj që të duket më qartë; kund. holloj. Trash ngjyrat e pikturës. Trash shkrimin. Trash vijat.
4. Shëndosh, majm, dhjam. Tagjia e trash bagëtinë. E ka trashur thiun.
5. Bëj më të ulët, bëj më të trashë (për zërin); kund. holloj. E trashi zërin.
6. fig., bised. Zmadhoj diçka, e paraqit më të madhe a më të vështirë nga ç’është në të vërtetë; fryj. I trash gjërat ai. Të trash mendjen të mbush kokën me lloj-lloj gënjeshtrash, të çorodit.
7. fig., bised. E bëj më të rëndë, e thelloj më tej. E trashi gabimin.
8. fig., bised. E forcoj diçka, e bëj më të fortë; e teproj në diçka. E trashën miqësinë. E trashi hesapin. E trashi muhabetin.
9. bised. Hutoj (dikë). Prit se na trashe fare.
✱Sin.: zgjeroj, trash, trashoj, piks, mpiks, ajkëtoj, shëndosh, majm, dhjamos, dhjam, zmadhoj, thelloj, dendësoj, forcoj, ashpërsoj, teproj, hutoj.
♦ E trashi *bajgën (dikush) tall. vulg. I trash *fjalët (me dikë). E trash (e zgjat) *muhabetin (me dikë).
TRÁSH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Bagëti (dhi, dele, lopë) e shëndoshë, e majme. Trashja polli dy qengja.2. Nofkë për dikë që është e bëshme a e shëndoshë; bulledër, bufalaqe.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë