Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TRASHËGIMTÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. drejt. Ajo që trashëgon pasurinë a diçka tjetër pas vdekjes së pronarit; ajo që ka marrë ose ka të drejtë të marrë nga prindi një trashëgim. Trashëgimtare e pasurisë. Trashëgimtare testamentare (me testament). Trashëgimtare e caktuar që më parë.
2. Ajo që ka të drejtë të marrë pushtetin në një shtet monarkik pas vdekjes së mbretëreshës sipas ligjeve në fuqi; princeshë. Trashëgimtare e fronit.
3. Ajo që trashëgon, ruan, zhvillon e pasuron një trashëgim kulturor, artistik, shkencor etj.; vazhduese e një veprimtarie të shquar. Trashëgimtare e denjë e traditave më të mira.
4. bised. Fëmijë (vajzë), pasardhëse. Ka edhe trashëgimtare edhe trashëgimtarë. Pret një trashëgimtare pret një vajzë.
✱Sin.: trashëguese, vijuese, fëmijë, pasardhëse, princeshë, pinjolle.
TRÁSHË (i, e) mb. 1. Që është më i gjerë se zakonisht, që i kapërcen përmasat e zakonshme, që ka trup a vëllim të madh, që e ka prerjen tërthore të madhe; që është i fryrë e i shën…
Shfaq përkufizimin e plotë →TRÁSHË ndajf. 1. Me prerje tërthore të madhe a me diametër të madh, me gjerësi të madhe; kund. hollë. E mprehu lapsin trashë. E tori fillin trashë.2. Në copa a në rriska të gjera; …
Shfaq përkufizimin e plotë →TRÁSH/Ë,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) 1. Pjesë e trashë e diçkaje; gjë e trashë (edhe fig.). E kapi trarin nga e trasha. Prije tek (nga) e trasha prije te vendi që është më i trashë. …
Shfaq përkufizimin e plotë →TRÁSH/Ë,~I (i) m. sh. ~Ë, ~ËT (të) Ai që i kap gjërat me vështirësi, ai që nuk është i zgjuar; budalla, i pagdhendur; kund. i zgjuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →TRASHËGÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Mbetje e një pasurie pas vdekjes së pasardhësit të drejtpërdrejtë. Trashëgimi i shtëpisë (i tokës) së prindërve nga fëmijët.2. Pasuri që i kalon diku…
Shfaq përkufizimin e plotë →TRASHËG/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. Marr si trashëgim një pasuri a diçka tjetër me testament pas vdekjes së dikujt, e bëj pronë timen diçka me anë të trashëgimisë, marr trashëgim. …
Shfaq përkufizimin e plotë →TRASHËNÍ,~A f. Trashësia. Trashënia e trungut.
Shfaq përkufizimin e plotë →TRÁSHËS,~E mb., kim., gjell. Që shërben për të trashur diçka. Lëndë trashëse. Tretësirë trashëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →TRÁSHËS,~I m. sh. ~, ~IT kim., gjell. Lëndë që shërben për të trashur një lëndë tjetër. Niseshteja është trashës natyror për ëmbëlsirat. Trashës artificial.
Shfaq përkufizimin e plotë →TRASHËSÍ,~A f. 1. Të qenët i trashë; veti e diçkaje të trashë; të qenët i mbushur e i shëndoshë; madhësia e prerjes tërthore të një trupi a të diçkaje tjetër; gjerësi e një sendi. …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë