Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TRASHËGIMÍ,~A f. 1. drejt. Kalim me ligj a me testament i pasurisë së dikujt që vdes pasardhësve; e drejtë për të trashëguar një pasuri. Trashëgimi ligjore. U la fëmijëve një trashëgimi të madhe. Trashëgimi me testament. E drejta e trashëgimisë. Radha e trashëgimisë. Trashëgimia e një mbreti froni (mbretëria, pasardhësi) i tij.
2. biol., gjenetikë. Aftësi e qenieve të gjalla për të ruajtur brez pas brezi ngjashmërinë e tipareve karakteristike dhe të funksioneve të organizmit; tejçim i gjeneve dhe i tipareve nga prindi te fëmija. Teoria e trashëgimisë. Dukuria e trashëgimisë.
3. Veti fizike a tipare të karakterit, që kanë kaluar nga prindërit e paraardhësit e tjerë te pasardhësit; veçori fizike a morale që trashëgohen nga një brez të tek tjetri; trashëgim. Trashëgimi e madhe. Trashëgimia e pasur kulturore e popullit shqiptar. Trashëgimia kombëtare shqiptare.
TRASHËGÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Mbetje e një pasurie pas vdekjes së pasardhësit të drejtpërdrejtë. Trashëgimi i shtëpisë (i tokës) së prindërve nga fëmijët.
2. Pasuri që i kalon dikujt e që bëhet pronë me ligj a me testament pas vdekjes së pronarit. La një trashëgim. E ka trashëgim me testament nga daja.
3. biol., gjenetikë. Veti fizike a tipare të karakterit, që kanë kaluar nga prindërit e paraardhësit e tjerë te pasardhësit; veçori fizike a morale që trashëgohen nga një brez tek tjetri. E ka trashëgim nga i ati (nga e ëma, nga gjyshi) këtë talent.
4. Çdo gjë përparimtare, që është krijuar nga paraardhësit në fushën e kulturës, të artit, të shkencës etj., që është ruajtur e pasuruar brez pas brezi dhe që e marrim si diçka me vlerë, e përdorim dhe e zhvillojmë më tej. Trashëgim i pasur (i shëndoshë). Trashëgimi kombëtar. Trashëgimi kulturor (letrar, artistik, shkencor). Ruajmë (studiojmë, zhvillojmë më tej, pasurojmë) trashëgimin. Vjen (ruhet) si trashëgim. E kemi trashëgim nga të parët.
5. Urim që i bëhet dikujt me rastin e fejesës a martesës. Me trashëgime! (ur.) U trashëgofsh! (ur.). U trashëgofshi! (ur.).
✱Sin.: trashëgimi, ruajtje.
TRÁSHË (i, e) mb. 1. Që është më i gjerë se zakonisht, që i kapërcen përmasat e zakonshme, që ka trup a vëllim të madh, që e ka prerjen tërthore të madhe; që është i fryrë e i shën…
Shfaq përkufizimin e plotë →TRÁSHË ndajf. 1. Me prerje tërthore të madhe a me diametër të madh, me gjerësi të madhe; kund. hollë. E mprehu lapsin trashë. E tori fillin trashë.2. Në copa a në rriska të gjera; …
Shfaq përkufizimin e plotë →TRÁSH/Ë,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) 1. Pjesë e trashë e diçkaje; gjë e trashë (edhe fig.). E kapi trarin nga e trasha. Prije tek (nga) e trasha prije te vendi që është më i trashë. …
Shfaq përkufizimin e plotë →TRÁSH/Ë,~I (i) m. sh. ~Ë, ~ËT (të) Ai që i kap gjërat me vështirësi, ai që nuk është i zgjuar; budalla, i pagdhendur; kund. i zgjuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →TRASHËGÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Mbetje e një pasurie pas vdekjes së pasardhësit të drejtpërdrejtë. Trashëgimi i shtëpisë (i tokës) së prindërve nga fëmijët.2. Pasuri që i kalon diku…
Shfaq përkufizimin e plotë →TRASHËG/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. Marr si trashëgim një pasuri a diçka tjetër me testament pas vdekjes së dikujt, e bëj pronë timen diçka me anë të trashëgimisë, marr trashëgim. …
Shfaq përkufizimin e plotë →TRASHËNÍ,~A f. Trashësia. Trashënia e trungut.
Shfaq përkufizimin e plotë →TRÁSHËS,~E mb., kim., gjell. Që shërben për të trashur diçka. Lëndë trashëse. Tretësirë trashëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →TRÁSHËS,~I m. sh. ~, ~IT kim., gjell. Lëndë që shërben për të trashur një lëndë tjetër. Niseshteja është trashës natyror për ëmbëlsirat. Trashës artificial.
Shfaq përkufizimin e plotë →TRASHËSÍ,~A f. 1. Të qenët i trashë; veti e diçkaje të trashë; të qenët i mbushur e i shëndoshë; madhësia e prerjes tërthore të një trupi a të diçkaje tjetër; gjerësi e një sendi. …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë