Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TRANSPORT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Mbart mallra, ngarkesa, udhëtarë etj. nga një vend në një tjetër me mjete të ndryshme të transportit tokësor, ujor a ajror. Transporton mallra (udhëtarë). Transporton materiale ndërtimi si tulla, tjegulla, gëlqere, rërë, dru, dërrasa. Transportoj me kamion (me tren, me vapor, me avion).
TRANSPARÉNC/Ë,~A f. 1. Tejdukshmëri, qartësi. Transparenca e ujit (e liqenit).2. Hapje, qartësi dhe sinqeritet në veprime, informacione ose vendimmarrje. Të bëhet transparencë për …
Shfaq përkufizimin e plotë →TRANSPARÉNT,~E mb. 1. I tejdukshëm, i tejpashëm, i qartë, i kthjellët; kund: i marrtë, i patejdukshëm. Ujë transparent. Qelq transparent. Letër transparente.2. Që është i hapur, i …
Shfaq përkufizimin e plotë →TRANSPLÁNT,~I m. sh. ~E, ~ET mjek. Veprimi kur marr dhe vendos një organ ose një ind nga një dhurues te një pranues, për të zëvendësuar një organ të sëmurë. ose të dëmtuar; transpl…
Shfaq përkufizimin e plotë →TRANSPLANTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. mjek. Transplant, tejmbjellje. Transplantim veshke.2. bujq. Zhvendosja e një bime nga një vend (vazo ose kopsht i përkohshëm) në vendin përfundimt…
Shfaq përkufizimin e plotë →TRANSPLANT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. mjek. Marr një organ a një ind në mënyrë kirurgjikale nga dikush dhe e vendos te një tjetër, për të zëvendësuar një organ të sëmurë; tejmbjel…
Shfaq përkufizimin e plotë →TRANSPÓRT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. ek. Degë e ekonomisë që përfshin mbartjen e mallrave dhe lëvizjen e udhëtarëve nga një vend në një vend tjetër me mjete të ndryshme transporti; tërës…
Shfaq përkufizimin e plotë →TRANSPORTIÉR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Mjet a pajisje që transporton; transportues; konvejer.
Shfaq përkufizimin e plotë →TRANSPORTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Mbartje mallrash, ngarkesash, udhëtarësh etj. nga një vend në një tjetër, me mjete të ndryshme të transportit tokësor, ujor a ajror. Transportimi i ma…
Shfaq përkufizimin e plotë →TRANSPOZÍM,~I m. 1. gjuh. Zhvendosje ose përmbysje e rendit të natyrshëm të elementeve të gjuhës; anagramë (kur zhvendos shkronja), metatezë (kur zhvendos rrokje), vendkëmbim, ndër…
Shfaq përkufizimin e plotë →TRANSPOZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. gjuh. Zhvendos duke përmbysur rendin, ndërkëmbej, anasjell, përmbys (rendin e një fjalie ose të gjymtyrëve të saj). Transpozoj fjalët e një fja…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë