Fjalori
TRANSH

TRÁNSH,~I m. sh. ~E, ~ET fin. Pjesë parash; kuotë, këst. U dha transhi i parë. Mbeten edhe dy transhe për t’u marrë. Transh huaje këst huaje.


Rezultate të ngjashme

TRANSHÉ,~JA f. sh. ~, ~TË 1. usht. Hendek i gjatë dhe i ngushtë me ledhe të ngritura për t’u mbrojtur nga goditjet e kundërshtarit, që hapet gjatë vijës së zjarrit për të luftuar e…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TRANSHENDÉNC/Ë,~A f., filoz. Të qenët përtej kufijve të përvojës a të mendimit njerëzor. Transhendenca hyjnore (absolute, njerëzore).

Shfaq përkufizimin e plotë →

TRANSHENDÉNT,~E mb., filoz., fet. Që lidhet a që i përket transhendencës; që tejkalon botën shqisore, i paarritshëm nga mendja, që është jashtë ndërgjegjes së njeriut, i një bote t…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TRANSHENDENTÁL,~E mb., filoz. Transhendent. Idealizëm transhendental. Subjekt transhendental. Meditim transhendental përpjekje për t’u shkëputur nga bota materiale a nga realiteti.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TRANSHENDENTALÍSHT ndajf. Në mënyrë transhendente, në mënyrë transhendentale.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TRANSHENDENTALÍST,~E mb. Që ka të bëjë me transhendentalizmin. Teori transhendentaliste.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TRANSHENDENTALÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT filoz. Ithtar i transhendentalizmit. Transhendentalistët gjermanë (amerikanë).

Shfaq përkufizimin e plotë →

TRANSHENDENTALÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET filoz. Ithtare e transhendentalizmit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TRANSHENDENTALÍZ/ËM,~MI m., filoz. Sistem që pranon forma dhe koncepte, të cilat qëndrojnë jashtë përvojës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TRANSHUMÁN,~E [lexo: TRANS-HUMÁN] mb., filoz., teknol. 1. Që ka të bëjë me transhumanizmin; që lidhet me forcimin e trurit, trupit ose jetës përmes teknologjisë.2. si em. m. e f. …

Shfaq përkufizimin e plotë →

TRANSHUMANÍST,~E [lexo: TRANS-HUMANÍST] mb., filoz., teknol. 1. Që i përket transhumanizmit, që ka të bëjë me transhumanizmin.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►TRANSHUMANIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR [lexo: TRANS-HUMANIZÓHET] pës., vet. v. III e TRANSHUMANIZÓJ.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TRANSHUMANIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR [lexo: TRANS-HUMANIZÓJ] kal. I jap karakter transhuman.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TRANSHUMANÍZ/ËM,~MI [lexo: TRANS-HUMANÍZËM] m., filoz., teknol. Lëvizje filozofike, kulturore dhe shkencore, që thekson idenë se njerëzit mund dhe duhet të përdorin teknologjinë d…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.