Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TRANS,~I m. sh. ~E, ~ET psikol. 1. Shqetësim shumë i madh, frikë e madhe e shoqëruar me ankth që beson se do të ndodhë diçka e keqe; parandjenjë e përhershme rreziku; ankth, lemeri. Është në një trans të tmerrshëm. Ka transe të vazhdueshme.
2. Gjendje e dikujt që del nga vetja, që humbet kontrollin; shastisje, ekstazë, dalldi. Gjendje transi. Trans kolektiv. Trans erotik. Hyn (futet) në trans dridhet i tëri.
3. Gjendje e veçantë e një mediumi gjatë një seance spiritizmi, hipnozë. Trans hipnotik.
✱Sin.: shqetësim, ankth, lemeri, shastisje, ekstazë, dalldi, hipnozë.
TRÁNSH,~I m. sh. ~E, ~ET fin. Pjesë parash; kuotë, këst. U dha transhi i parë. Mbeten edhe dy transhe për t’u marrë. Transh huaje këst huaje.
Shfaq përkufizimin e plotë →TRANÁLL,~E mb. 1. Që është me sjellje të dhunshme, të paarsyeshme, qoftë edhe ndaj atyre që nuk i bëjnë gjë ose që janë të pafajshëm; që sillet kot së koti dhunshëm, që është njeri…
Shfaq përkufizimin e plotë →TRANÁVÇ,~E mb. 1. Që nervozohet shpejt e pa arsye, që është nevrik i madh; nevrastenik. Ruhu se është tranavç, gjithçka pritet prej tij.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit…
Shfaq përkufizimin e plotë →TRAND vep., ~A, ~UR kal. 1. Tund, lëkund, shkund diçka me forcë që nga baza a themelet. Tërmeti trandi dheun (tokën, shtëpitë).2. fig. E trondit a e tremb shumë dikë; e shqetësoj s…
Shfaq përkufizimin e plotë →►TRÁND/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Tundem, lëkundem, shkundem me forcë. U trand shtëpia. U trand lugina.2. fig., vetv. Tronditem a trembem shumë; shqetësohem shumë për diçka. M…
Shfaq përkufizimin e plotë →TRÁNDJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Tronditje, dridhje toke, shkundullimë, tërmet. Trandja e tokës. Bëri dëme të mëdha trandja?2. Tronditje, trembje, frikësim, shqetësim i madh. Trandja …
Shfaq përkufizimin e plotë →TRÁNDUR (i, e) mb. Që është trandur, i tronditur. Me shpirt të trandur.
Shfaq përkufizimin e plotë →TRÁNDUR,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) Trandje, dridhje. Të trandurat e tokës u ndien larg.
Shfaq përkufizimin e plotë →TRÁNDUR,~IT (të) as. Trandje, dridhje, shkundullimë. Të trandurit e tokës ndodh kur s’e pret.
Shfaq përkufizimin e plotë →TRÁND/Ë,~A f. Të fikët, zali, alivanosje. I ra trandë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë