Fjalori
TRAGJIKOMIK

TRAGJIKOMÍK,~E mb. 1. let. Që ka të bëjë me tragjikomedinë, që përmban elemente të tragjedisë dhekomedisë; ku tragjikja gërshetohet me komiken, i trishtuar dhe qesharak. Vepër tragjikomike. Personazh tragjikomik.
2. fig. Që të bënmallëngjehesh dheqeshësh njëkohësisht (për një ngjarje, për një gjendje etj.); ku gërshetohet tragjikja me komiken. Ngjarje tragjikomike. Aventurë tragjikomike.


Rezultate të ngjashme

TRAGJIKOMIKÍSHT ndajf., let. dhe fig. Në mënyrë tragjikomike. Vepra përfundon tragjikomikisht.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TRAGJICITÉT,~I m., libr. Gjendje tragjike e diçkaje, ngjarje me pasoja tragjike; tragjizëm, gjëmë, katastrofë, kob, zezonë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TRAGJÍK,~E mb. 1. let. Që ka të bëjë me tragjedinë, që i përket tragjedisë, i tragjedisë; që është karakteristik për tragjedinë, që të mallëngjen e të prek thellë. Pjesë tragjike. …

Shfaq përkufizimin e plotë →

TRAGJÍK/E,~JA f., let., art. Paraqitja e heroit në një gjendje tragjike, që e çon atë në një fund të hidhur. Tragjikja dhe komikja në letërsi. Tragjikja dhe heroikja. Pasqyrimi i t…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TRAGJIKÍSHT ndajf., libr. Në mënyrë tragjike, në mënyrë të përgjakshme a të tmerrshme. Vdiq (mbaroi) tragjikisht.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TRAGJIKOMEDÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. let. Vepër dramaturgjike, në të cilën gërshetohen tiparet e komedisë me elemente të tragjedisë; vepër letrare me elemente tragjike e komike, e cila…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TRAGJÍZ/ËM,~MI m., let. 1. Karakter a element tragjik i një ngjarjeje, i një gjendjeje etj., ajo që e bën tragjike diçka. Tragjizmi i ngjarjeve.2. fig. Anë tragjike në një vepër le…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.