Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TRADÍT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. kryes. sh. Pasuri shpirtërore, pikëpamje, zakone, legjenda, virtyte etj., që janë formuar historikisht në jetën e një populli dhe që ruhen, trashëgohen e nga njëri brez në tjetrin; trashëgimi e arritjeve më të mira nga brezat e kaluar nëpërmjet fjalës, shkrimit a shembullit. Traditat kombëtare. Traditat patriotike (luftarake). Traditat e së kaluarës. Ruajmë (trashëgojmë) traditat. Në respekt të traditave. Zhvillojmë traditat më të mira. Tradita shqiptare e mikpritjes. Mbaj (braktis, ruaj, vazhdoj, humb, ndjek, tradhtoj, përcjell, respektoj, shkel) traditën.
2. Zakon që është krijuar për të bërë diçka, diçka që ngulitet duke u përsëritur vazhdimisht, mënyrë të menduari dhe të vepruari që na e kanë përcjellë brezat; praktikë, rit. Tradita e përkujtimit të heronjve. Tradita e festimit të Vitit të Ri. Është bërë traditë. Hyri si traditë. Krijohet tradita. Për traditë. I janë rikthyer traditës. Lidhja me traditën.
3. Përvojë e pasur, e ruajtur, e trashëguar dhe e çuar a zhvilluar më tej. Shkollë (uzinë) me tradita të mira. Familje me tradita. Ka tradita. Është bërë tashmë traditë.
4. let. Trashëgim i arritjeve më të mira në fushën e letërsisë e të artit, gjithçka e mirë e përparimtare që na kanë lënë brezat e kaluar në këtë fushë. Ruajtja e traditave. Mbështetja në traditën tonë të Rilindjes.
✱Sin.: praktikë, rit, zakon, trashëgim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë