Fjalori
TRA

TRA,~RI m. sh. ~RË, ~RËT [TRA,~U m. sh. ~RË, ~RËT] 1. Trung i gjatë e i trashë zakonisht prej druri, me katër qoshe e i rrumbullakët, që përdoretndërtimçatitë e shtëpive, në mure, nën dërrasat e dyshemesë, nën dërrasat e urave etj.; trung i tillëpritet nga drurët. Tra i madh. Tra i latuar. Me trarënxirë. Tra druri (pishe). Tra hekuri. I hedh trarët çatisë (shtëpisë). Gozhdë trari. U kalbën trarët. Tra kryesor. Tra mbështetës. Tra gjatësor. Tra lidhës. Një urë me shtatë trarë e përmbi të s’kalohet (gjëz.: ylberi). Një shtëpi me një tra (gjëz.: kërpudha). Me një tra nuk mban shtëpia. (fj. u.). Hallet e mia i di trari im. (fj. u.). Lima dalëngadalë bën trarin gjilpërë. (fj. u.) pika gërryen gurin.
2. sport. Trung i gjatë e i gdhendur mirë, i vendosur mbi dy këmbëza horizontalisht me tokën, i cili shërben për ushtrime gjimnastikore. Trari i ekuilibrit. Ushtrime në tra. Eci nëpër tra. U ngjit në tra. Rrëshqiti (ra) nga trari.
3. etnogr. Shtëpivete; familje. Vëllezërit u ndanë secili në tra të vet.
4. si mb., fig. I trashë (nga mendja), që s'merr vesh fare, që mezi kupton; trung, gdhe. Është tra fare.
Sin.: ngjeshar, qytyk, pajandër, trung, ngrehës, pllangë, maxhallëk, dajan, vig, budunar, dem, direk, trung, gdhe.
E bën qimen tra (dikush) i zmadhon shumë gjërat, i paraqit më të mëdha sesa janë, i fryn tej mase; e bën buall; e bën mizën (pleshtin) buall; e bën vezën deve; i vë pleshtit zile; i vë pleshtit fre; kund. e bën trarin qime (dikush). E bën trarin *qime (dikush). Ia di trari e carani (dikujt) i di vetë hallet që ka, s’ka gjë që nuk e di vetë; e di ku i pikon çatia. Ia di sa trarë ka në shtëpi (dikush) e njoh shumë mirë e me hollësi, ia di të gjitha, e njoh një për një; ia di lugët e pirunët (dikujt); ia di sa lugë ka në shportë; (ia di) sa dhëmbë e dhëmballë ka në gojë; (e njoh) me rrënjë e me degë (dikë). Të ha (edhe) trarët (dikush) keq. është i pangopur, është makut. Hidhu (kërce) në tra! sado që të përpiqesh, çdo gjë që të bësh, nuk ke për të arritur kurrë çfarë do a çfarë kërkon; hidhu (kërce) përpjetë!; hidhu (kërce) në tavan!; hidhu (kërce) në qiell! jep edhe trarët e shtëpisë (dikush) shih e ka zemrën hambar. I ka mendtë në tra (dikush) mospërf. nuk është i thellë, i vëmendshëm e i ngulët; është krejt i shpërqendruar; nuk e ka kokën (mendjen) në vend; i fluturoi (i iku) mendja (dikujt). Sa kërcen gjeli tra më tra shih sa çel (sa hap) e mbyll sytë. Qajnë (edhe) trarët (diku) është hidhërim për të gjithë diku, s’mbetet njeri pa u dëshpëruar; është gjithë familja e pikëlluar nga diçka që nuk e ka dëshiruar; kund. qeshin (edhe) trarët. Qeshin (edhe) trarët (diku) ka gëzim për të gjithë diku, s’mbetet njeri pa u gëzuar; është gjithë familja e lumtur nga diçka që e ka dëshiruar shumë dhe që ka ardhur; ka shumë mikpritje; kund. qajnë (edhe) trarët. *Qimja e tjetrit i duket tra (dikujt). Sheh *qimensyrin e tjetrit dhe nuk sheh trarinsyrin e vet (dikush). Tra i pagdhendur përb. njeri i trashë nga mendja, që s’merr vesh e nuk kupton, njeri fare kërcu, gdhe; kërcu i pagdhendur. Nuk ia ka zënë trari *kurrizin (dikujt).


Rezultate të ngjashme

TRÁG/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Vijë që lë një rrotë e një mjeti. Traga e qerres. Shkoj (eci) pas tragës tragëzoj. Lë tragë. E gjeti rrugën me traga.2. fig. Gjurmë. Traga e gjakut. Eci…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TRAK vep. ~A, ~UR kal., Prish ngjyrën e rrobave, zbërdhul. Mos i laj rrobat dhe çarçafët me atë ujë se i trak. I traku rrobat në atë ujë moçali.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TRAK [TRAK-TRÁK] onom. Përdoret për të përshkruar një zhurmë a lëvizje të prera, të befta si: thyerje, kërcitje, mbyllje etj.; Trak, u thye dega (gota). Trak, mbylli portën e jasht…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TRAK,~E mb., hist. Që lidhet me Trakinë ose me trakët, që është karakteristik për Trakinë ose për trakët, i Trakisë ose i trakëve; që është krijuar nga trakët. Shteti trak. Fise tr…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TRAK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT hist. Banor vendës i Trakisë ose ai që e kishte prejardhjen nga Trakia.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TRÁM,~I m. sh. ~E, ~ET Tramvaj. Shkon në punë me tram.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TRAP,~II m. sh. ~E, ~ET 1. Vijë që hap plori, hulli, brazdë; vijë e thellë në tokë; hendek. Trap i thellë. Kapërceu trapin. Mos ec me vrap, se bie në trap. (fj. u.). Pa hedhur trap…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TRAP,~III m. sh. ~E, ~ET Mjet i thjeshtë lundrimi, i ndërtuar zakonisht me trungje të lehtë ose me dy lundra të vogla, mbi të cilat mbërthehen dërrasa që formojnë një shesh të gjer…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TRAP,~IIII m. sh. ~E, ~ET 1. gjeol. Shkëmb magmatik shumë i fortë, i cili përdoret kryesisht si çakëll nëpër hekurudha.2. tek. Shtrat i rrotave të automjetit, të aeroplanit etj.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TRAP,~IIV m. sh. ~A, ~AT 1. keq., shar. Njeri i trashë (nga mendja), gdhe, budalla. Çfarë trapi! Ik, or trap!2. euf., bised. Organ gjinor mashkullor. Më çau trapin (dikush) shpërf…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.