Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TRËNDELÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT (lat. Trigonella corniculata). 1. bot. Bimë barishtore njëvjeçare, e ngjashme me tërfilin, me gjethe treshe në trajtë vezake, me lule të imëta, me pesë petla të verdha e me erë të këndshme, që lulëzon në muajt prill-maj dhe që bën bishtaja të përkulura si kosë; lulja e kësaj bime. Erë trëndeline. Një tufë me trëndelina.
2. fig., përk. Vajzë e bukur dhe e këndshme.
♦ Është bërë trëndelinë (dikush). 1. shih është bërë kockë e lëkurë (dikush). 2. shih ka mbetur trëndelinë (dikush). 3. shih i kanë rrjedhur trutë (dikujt). Është trëndelinë nga mendja (dikush) mospërf. është fare matuf, është budalla; është shumë mendjelehtë; ka rrjedhur nga trutë; është shkundur nga trutë; ia ka shkundur era trutë (dikujt); e ka kokën (kryet) bosh. Kam mbetur trëndelinë nuk kam më asnjë dysh në xhep; s’kam asgjë në shtëpi, jam shkundur fare; jam varfëruar; jam bërë trëndelinë2; jam (kam mbetur) trokë; jam (kam mbetur) krunde; (jam) kripë në diell; i shkunda (i zbraza) xhepat; më është shpuar xhepi. Trëndelinë më there! tall. njeri fare i pavlerë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë