Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TORORÍS vep., ~A, ~UR bised., kal. 1. Hedh a pres foshnjën vogël nëpër duar për ta gëzuar dhe për ta ledhatuar, ose diçka tjetër për të luajtur me të. Tororis djalin (vajzën). Tororis mollën (topin).
2. Vë foshnjën në gjumë duke i kënduar ninulla e duke e përkundur.
3. fig. Sorollat kot dikë; e vonoj dikë duke e mbajtur me fjalë. Mos e tororis, të gjorin.
4. Zgjat a zvarrit shumë një punë. E ka ves që i tororis punët.
►TORORÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR bised., vetv. 1. Sillem kot andej-këtej pa bërë asnjë punë, sorollatem. U tororis gjithë ditën. Ika tani, ika se u tororisa shumë. Nisu se u tororis…
Shfaq përkufizimin e plotë →TORORÍSJ/E,~A f. 1. Vënie në gjumë e foshnjës duke i kënduar ninulla. Tororisja e djalit (e vajzës).2. Sjellje vërdallë, vërdallosje, endje, sorollatje. Tororisje poshtë e përpjetë…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë