Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TÓRF/Ë,~A f., bujq. Lëndë me ngjyrë të murrme në të zezë, që formohet nga kalbëzimi i mbetjeve të bimëve dhe grumbullohet në shtresa të ngjeshura (zakonisht në këneta e në moçale) dhe që përdoret si pleh ose si qymyr. Torfë e verdhë përftohet nga kalbëzimi i myshkut nëpër këneta. Torfë kafe përftohet nga kalbëzimi i mbetjeve drusore. Torfë e thatë. Shtresë torfe. Plehërimi me torfë. Grumbulluan torfën. Hodhën torfën në arë. Djegin torfë.
✱Sin.: humus, pleh, turbë.
TORFËFORMÍM,~I m., bujq. Proces biokimik i formimit të torfës.
Shfaq përkufizimin e plotë →TORFËZÍM,~I m., bujq. Kthim i mbetjeve të bimëve në torfë.
Shfaq përkufizimin e plotë →TORFÍK,~E mb., bujq. Që ka të bëjë me torfën, i torfës, me torfë. Lëndë torfike. Shtresë torfike.
Shfaq përkufizimin e plotë →TORFÍSHT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT [TORFÍSHT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET] bujq. Vend ku ka torfë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë