Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TÓR,~I m. sh. ~E, ~ET mat. 1. Trup gjeometrik, sipërfaqe e mbyllur në formë unaze, në formë kamerdareje.
2. arkit. Zbukurim në formë unaze, zakonisht në bazën të shtyllave.
3. elektr. Unazë e vogël, e cila, në saje të vetive magnetike, krijon kujtesën e kompjuterit.
4. astr. Unazë planetare ose satelitore.
5. bot. Shtrat i lules ose kupë e saj.
TÓRB/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT vjet. Trastë. Torbë e madhe (e vogël). Torbë pëlhure (doku, lëkure). Mbushi (zbrazi) torbën. Torba e tagjisë (së kalit). Njeriun e plak halli, kalin e pla…
Shfaq përkufizimin e plotë →TÓRB/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT Deng fijesh pambuku, me peshë nëntë kilogramë. Dy torba pambuk. Mblodhi (lidhi) torbën. Ngarkoi torbat.
Shfaq përkufizimin e plotë →TÓRF/Ë,~A f., bujq. Lëndë me ngjyrë të murrme në të zezë, që formohet nga kalbëzimi i mbetjeve të bimëve dhe grumbullohet në shtresa të ngjeshura (zakonisht në këneta e në moçale) …
Shfaq përkufizimin e plotë →TORÍL,~I m., bot. (lat. Torilis nodosa) Bimë njëvjeçare që rritet 15-35 cm nëpër djerrina, nëpër toka gëlqerore e argjilore, nëpër vreshta e pemishte, me kërcell me qime të drejtua…
Shfaq përkufizimin e plotë →TORÍT,~I m., min. Mineral i rrallë radioaktiv me ngjyrë kafe deri në të zezë, i cili gjendet në Evropën veriore (kryesisht në Norvegji), nga i cili nxirret toriumi.
Shfaq përkufizimin e plotë →TORÍT vep., ~A, ~UR kal. Hallakat, shpërndaj. Torit tufën e dhenve. Ujku toriti kopenë. Shqipja (hutini) toriti shpendët në oborr.
Shfaq përkufizimin e plotë →TÓR/K,~KU m. sh. ~QE, ~QET 1. Dërrasë e madhe dhe e trashë në mullirin e vajit, që shërben për të shtypur ullinjtë; shkelës ulliri. Torku i mullirit të vajit.2. Enë druri në trajtë…
Shfaq përkufizimin e plotë →TÓRK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Sasi filli prej leshi, prej pambuku etj., që mblidhet në qerthull, në makinë a midis dy duarve, për t'u larë ose për t'u ngjyer më lehtë etj.; shkul, çi…
Shfaq përkufizimin e plotë →TÓRL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Burmë, vidhë; unaza e dy hekurave që hyjnë te njëri-tjetri.2. fig. Ngatërrim, ngatërresë.3. Njeri dinak.
Shfaq përkufizimin e plotë →TÓR/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT shah. Figurë shahu që lëviz drejt ose anash, pa kufizim largësish dhe përdoret shpesh për mbrojtje të mbretit dhe për kontroll të kolonave dhe rreshtave. Lë…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë