Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TOPONIMÍ,~A f., gjuh. 1. Tërësia e emrave të vendeve (të krahinave, të qyteteve, të fshatrave, të lumenjve, të përrenjve, të maleve, të arave etj.), toponimet. Toponimia e Kosovës. Toponimia e Shqipërisë. Toponimi vendëse. Toponimia historike (e lashtë). Toponimia e krahinës. Studimi i toponimisë.
2. Fushë e studimit gjuhësor të emrave të vendeve. Toponimia dhe antroponimia formojnë onomastikën. Toponimia e emrave të maleve oronimia. Toponimia e ujërave, (e lumenjve) hidronimia.
TOPONIMÍK,~E mb., gjuh. Që lidhet me toponiminë a toponimet, që u përket toponimeve, i toponimeve. Studim toponimik. Fjalor toponimik.
Shfaq përkufizimin e plotë →TOPONÍM,~I m. sh. ~E, ~ET gjuh. Emër vendi (krahine, qyteti, fshati, lumi, përroi, deti, liqeni, mali, are etj.). Toponimet ilire. Toponimet e Shqipërisë. Vend i pasur me toponime.…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë