Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TOPÍTUR (i, e) mb. 1. Që është topitur; që është çmprehur. Sëpatë (thikë, kosë) e topitur.
2. fig. I shtangur, i nguruar, i ndrydhur. Fëmijë i topitur. Mbeti i topitur.
3. fig. I lodhur, i këputur (nga një punë, nga një sëmundje etj.), i plogështuar. Duket plak i topitur. E ndiente veten shumë të topitur.
✱Sin.: i çuditur, i habitur, i ngrirë, i ngurosur; i ndrydhur, i lodhur, i këputur, i rraskapitur, i drobitur, i plogështuar.
TOPÍT (TOPÍS) vep., ~A, ~UR kal. 1. Mpij tehun e një prese; i trash a i prish tehun; çmpreh. Topiti sëpatën (thikën, kosën, kmesën).
2. fig. I pres hovin dikujt, e ndrydh, e bëj të ngurrojë për një vendim që ka marrë, duke i thënë diçka që i prish mendjen, duke i futur frikën etj.; e bëj të tërhiqet nga diçka, e frenoj. Mos e topit fëmijën (djalin, vajzën).
3. fig., vet. v. III (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. k.). Më lodh, më këput; më kapit, më rraskapit, më plogështon (gjumi, lodhja etj.). E topiti gjumi. E topitën punët e shtëpisë.
✱Sin.: çmpreh, ndrydh, ndaloj, frenoj, lodhem, kapit, rraskapit, plogështoj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë