Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÝNË pron. (gjin., dhan., kallëz. TÓNË) sh. TÁNË (kur prona shënohet nga një emër i gjinisë mashkullore). 1. Që na përket neve, pronari i të cilit jemi ne; që e kemi ne. Apartamenti ynë. Oborri ynë.
2. Që ka të bëjë me ne, që ka lidhje të ngushta, lidhje gjaku, lidhje farefisnie a ndonjë lidhje tjetër me ne (edhe kur i drejtohemi dikujt me dashuri). Babai (gjyshi, djali, vëllai) ynë. Shoku ynë. Fqinjët tanë. Përkrahësit tanë. Të ftuarit (miqtë) tanë. Mësuesi ynë. Drejtuesi (përgjegjësi) ynë.
3. Të cilit i përkasim edhe ne, pjesëtarë a anëtarë të të cilit jemi edhe ne, në të cilin bëjmë pjesë edhe ne; që i përket vendit tonë; që e drejtojmë ne, në krye të të cilit jemi ne. Atdheu ynë. Rrethi ynë. Vendi ynë. Deti (bregdeti) ynë. Qyteti (fshati) ynë. Universiteti ynë. Teatri ynë. Nxënësit (studentët) tanë. Brezi ynë. Shekulli ynë. Sektori (reparti) ynë.
4. Që e kemi ne, që është te ne; që na përket neve; që na dallon a na karakterizon ne; që lidhet me ne, që është a që bëhet për ne. Mendimi (qëllimi) ynë. Vullneti ynë. Zakoni ynë. Nderi ynë. Gëzimi ynë. Sipas mendimit tonë. Në shërbimin tonë. Për hatrin tonë.
5. Që është përgatitur a është hartuar nga ne, që e kemi bërë ose e bëjmë ne, që del a krijohet së pari nga ne; që nxirret a që prodhohet në vendin tonë; që e ushtrojmë ne. Fjalori ynë. Projekti (plani) ynë. Bakri (kromi, qymyrguri) ynë. Çeliku ynë. Profesioni (specialiteti) ynë. Gabimi (faji) ynë.
6. Që na pëlqen më shumë, që e duam më shumë se të tjerët. Vendi ynë i përditshëm. Ushqimi ynë më i mirë.
7. si em. ÝNI sh. TÁNËT. Një i afërt, me të cilin kemi lidhje gjaku, farefisnie ose lidhje të ngushta miqësie; njeri, me të cilin na bashkojnë të njëjtat synime, pikëpamje etj.; njeri, të cilin e duam dhe të cilit i besojmë shumë. Është yni. Erdhën tanët. Fituan tanët. Tanët u kualifikuan për në botërorin e futbollit
8. Përd. em. Sipas kuptimeve të përemrit pronor. Yni ka më shumë fjalë se të mëparshmit. Yni do të mbetet përherë.
TONIFIKÍM,~I m., mjek., sport. Forcim dhe zhvillim i muskujve ose i trupit përmes ushtrimeve fizike ose stimulimeve që rrisin tonusin dhe energjinë. Tonifikimi i muskujve.
Shfaq përkufizimin e plotë →►TONIFIK/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR mjek., sport., vet. v. III 1. vetv. Forcohet ose bëhet më e fortë (lëkura, muskujt etj.) përmes ushtrimeve fizike ose stimulimeve që rrisin tonu…
Shfaq përkufizimin e plotë →TONIFIK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR mjek., sport., kal. Forcoj ose bëj më të fortë (lëkurën, muskujt etj.) përmes ushtrimeve fizike ose stimulimeve që rrisin tonusin dhe energjinë. Tonifik…
Shfaq përkufizimin e plotë →TONIFIKÚAR (i, e) mb., mjek., sport. Që është tonifikuar. Muskuj të tonifikuar. Organizëm i tonifikuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →TONIFIKÚES,~E mb., mjek., sport. Që të tonifikon, që të forcon, që të gjallëron. Ushtrime tonifikuese. Pije freskuese dhe tonifikuese. Bimë me veti tonifikuese.
Shfaq përkufizimin e plotë →TONÍK,~E mb. 1. mjek., sport. Që të forcon e të jep fuqi (për barna, për pije a për lëndë të tjera); që të gjallëron. Bar tonik. Pije tonike. Ujë tonik.2. gjuh. I theksuar. Theks t…
Shfaq përkufizimin e plotë →TONÍL,~I m. sh. ~Ë, ~ËT zool. (lat. Lamna nasus) Lloj peshkaqeni me gjatësi deri në 3.5 metra, me turi me majë dhe me verza të mëdha, me shpinë ngjyrë blu të theksuar ose hiri dhe …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë