Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TÓN,~III m. sh. ~Ë, ~ËT zool. 1. Peshk i madh grabitqar deri në pesë metra i gjatë e me peshë deri në pesëqind kilogramë, me kurriz në ngjyrë blu të errët e me bark pulla-pulla, që rron në tufa zakonisht në detet e ngrohta. Rrjetë për ton. Gjuetia e tonit. Konserva toni. Ton i bardhë. Ton i kuq ton që rritet në Adriatik, në Jon, në Mesdhe dhe në Atlantikun e Veriut. Ton pendëgjatë. Toni i Mesdheut. Toni i Atlantikut. Ton vizak. Gjuetia e tonit.
2. Mish nga ky peshk. Konserva me ton. Skuqëm ton. Hëngrëm ton.
3. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa lloje tonësh. Toni symadh (lat. Thunnus obesus, Parathunnus obesus) lloj toni që rritet në ujërat tropikale dhe të vakëta.
TÓN,~IIII m. sh. ~E, ~ET 1. fiz. Tingull i rregullt në një lartësi të caktuar, që prodhohet nga lëkundje të njëpasnjëshme të valëve të ajrit; tingulli në kundërvënie me zhurmën. Ton i thjeshtë (i përbërë). Ton i lartë (i ulët). Tone dhe zhurma. Ton i pastër.
2. muz. Tingull muzikor; intervali më i madh ndërmjet dy notave të njëpasnjëshme në gamën muzikore; tingull muzikor bazë, me të cilin nis një këngë a një vepër tjetër muzikore. Gama ka pesë tone dhe dy gjysmëtone. Një ton më lart (më poshtë, më ulët). I dha tonin korit (orkestrës).
3. Karakteristikë e zërit të njeriut kur flet a kur këndon; forca a lartësia e zërit kur flasim. Ngre (ul) tonin. Fliste me ton të lartë (të ulët). Me ton komandues (urdhërues).
4. zakon. sh., libr. Nuancë e hollë e një ngjyre, ngjyra a nuanca nga anon një ngjyrë tjetër. Me tone të hapura (të çelura). Me tone të errëta. Tonet e ngjyrës.
5. Mënyrë si flasim a si shkruajmë, mënyrë si i themi gjërat për të shprehur me qartë ndjenjat, qëndrimin e vlerësimin tonë për dikë a për diçka. Me ton të ashpër (të butë). Me ton të ngrohtë (të ftohtë). Me ton lutës. Me ton atëror (këshillues). Me ton të prerë (të vendosur). Me ton tallës (qortues). Me ton zyrtar. Iu përgjigj me po atë ton. Ndërroi (ndryshoi) tonin. Me ton hakërrues.
✱Sin.: tingull, zë, ngjyresë, ngjyrim, intonacion.
♦ I jep tonin (diçkaje) libr. e përcakton diçka, e bën të marrë një drejtim a një rrugë të caktuar (një mbledhje, një punë etj.); bën diçka që shërben si shembull për të tjerët, bëhet shembull për diçka.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë