Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►TOLLOVÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR bised. 1. vetv. Turbullohem, humbas mendjen, më prishet mendja; më prishet gjaku. Mos u tollovit, o burrë! U tollovit tani e s’di ç’bën e ç’thotë.
2. vetv. Sillem kot poshtë e përpjetë pa bërë asnjë punë; hallakatem, bares. U tollovit gjithë ditën bariti poshtë e lart nëpër rrugë.
3. pës. e TOLLOVÍT.
✱Sin.: turbullohem, çakërdisem, sëkëlldisem, hallakatem, sorollatem.
TOLLOVÍT (TOLLOVÍS) vep., ~A, ~UR bised., kal. 1. Çrregulloj, përziej, ngatërroj; e bëj lesh e li, e bëj mishmash. E tolloviti punën (bisedën). E tolloviti shtëpinë. Mos ia tollovit teshat.
2. E sjell dikë poshtë e përpjetë pa i kryer punë, e sjell rrotull, i shtie shuajt, hallakat, sorollat. E tolloviti gjithë ditën. Mjaft e tollovite poshtë e përpjetë!
✱Sin.: çrregulloj, përziej, ngatërroj, hallakat, sorollat.
TOLLOVÍ,~A f., bised. Rrëmujë e madhe, pështjellim, trazirë. Shkaktoi tollovi. U bë tollovi e madhe.2. Hallakatje, sorollatje.
Shfaq përkufizimin e plotë →TOLLOVÍT (TOLLOVÍS) vep., ~A, ~UR bised., kal. 1. Çrregulloj, përziej, ngatërroj; e bëj lesh e li, e bëj mishmash. E tolloviti punën (bisedën). E tolloviti shtëpinë. Mos ia tollovi…
Shfaq përkufizimin e plotë →TOLLOVÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET bised. 1. Turbullim i mendjes, pështjellim. Tollovitja e mendjes.2. Sorollatje. Tollovitje poshtë e përpjetë.✱Sin.: turbullim, pështjellim, trazirë, ç…
Shfaq përkufizimin e plotë →TOLLOVÍTUR (i, e) mb., bised. Që është tollovitur, i çrregulluar; i ngatërruar.Me mendje të tollovitur.2. I sorollatur, i hallakatur poshtë e përpjetë.✱Sin.: i ngatërruar, i turbul…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë