Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TOKSIKOMANÍ,~A f., mjek. Gjendje ku individi ka një nevojë të pakontrollueshme për të përdorur lëndë që shkaktojnë varësi (opium, kokainë, heroinë etj.), shpesh duke dëmtuar shënde…
Shfaq përkufizimin e plotë →TOKSÍK,~E mb. Që ka të bëjë me toksinën; që të helmon, që të mbyt (nëpërmjet organeve të frymëmarrjes), që është helmues; helmues. Gaz toksik.
Shfaq përkufizimin e plotë →TOKSIKOFÁG,~E mb. 1. Që është i dhënë së tepërmi pas konsumit të lëndëve helmuese, veçanërisht pas drogave; toksikoman.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit
Shfaq përkufizimin e plotë →TOKSIKOFAGJÍ,~A f., mjek. Konsum i madh lëndësh helmuese, veçanërisht konsum droge.
Shfaq përkufizimin e plotë →TOKSIKOFILÍ,~A f., mjek. Etje a prirje e sëmurë për barna helmuese, për droga (opium, kokainë, heroinë etj.); toksikomani.
Shfaq përkufizimin e plotë →TOKSIKOFÓB,~E mb. Që ka frikë të madhe nga helmimi, nga helmi.
Shfaq përkufizimin e plotë →TOKSIKOFOBÍ,~A f., mjek. Frikë e madhe nga helmimi, nga helmi; frikë nga toksina imagjinare që mund të kenë ushqime të ndryshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →TOKSIKOGJÉN,~E mb., biol. Që prodhon lëndë helmuese; që ka aftësinë të shkaktojë efekte toksike.
Shfaq përkufizimin e plotë →TOKSIKOLÓG,~E mb., mjek. Që ka të bëjë me toksikologjinë, që lidhet me toksikologjinë. Mjek toksikolog.
Shfaq përkufizimin e plotë →TOKSIKOLÓG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Specialist i toksikologjisë, që studion efektet e lëndëve toksike mbi organizmat e gjallë, përfshirë njerëzit; mjek në repartin e toksikologjisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →TOKSIKOLÓG/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Specialiste e toksikologjisë, që studion efektet e lëndëve toksike mbi organizmat e gjallë, përfshirë njerëzit; mjeke në repartin e toksikologjisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →TOKSIKOLOGJÍ,~A f., mjek. Shkencë që merret me kuptimin, identifikimin, mekanizmat dhe trajtimin e helmimeve të shkaktuara nga kimikatet, barnat, metale të rënda, bimë apo substanc…
Shfaq përkufizimin e plotë →TOKSIKOLOGJÍK,~E mb. Që lidhet me toksikologjinë, që i përket toksikologjisë, i toksikologjisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →TOKSIKOPATÍ,~A f., mjek. Gjendje ose sëmundje e shkaktuar nga ekspozimi ndaj lëndëve toksike, helmeve, ose ndonjë elementi kimik të dëmshëm për organizmin; ndjeshmëri patologjike n…
Shfaq përkufizimin e plotë →TOKSIKÓZË,~A f., mjek. Toksikopati.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë