Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TO/G,~GU m. sh. ~GJE, ~GJET 1. Grumbull gjërash të vëna a të hedhura njëra mbi tjetrën pa rregull; grumbull, deng. Tog plaçkash. Tog librash (gazetash). Tog rrobash. Tog gurësh.
2. Grumbull prej diçkaje, që vjen i ngritur si bregore e vogël; grumbull drithi që është shirë e mbledhur në lëmë si pirg; pirg. Tog gruri në lëmë. Mbledh (bëj, pastroj) togun. Tog dheu (plehu, kashte, byku, rëre).
3. fig. Grup çështjesh, dukurish etj. që kanë lidhje njëra me tjetrën, grumbull shfaqjesh a dukurish zakonisht të një lloji; varg, mori. Një tog ligjesh (problemesh, marrëveshjesh). Një tog njoftimesh. Këtu kemi një tog gjërash.
4. Grup i vogël njerëzish. Tog njerëzish. Tog nxënësish (fëmijësh).
5. gjuh. Grup i përbërë prej dy a më shumë njësish gjuhësore të lidhura ngushtë ndërmjet tyre. Tog zanor (bashkëtingëllor). Tog foljor. Tog i qëndrueshëm. Tog frazeologjik. Tog fjalësh.
6. si ndajf. Në grup, bashkë, së bashku, të gjithë së bashku; grumbull, grup, tok. Mblidhen (rrinë) tog. Ecin tog. I marrim tog. Rrinë (erdhën) tog.
✱Sin.: grumbull, pirg, varg, gamule, pilog, tok, bashkë.
TOGÉR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT usht. Gradë oficeri e shkallës së dytë, më e ulët se ajo e kapitenit; oficer me këtë grade. Toger i këmbësorisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →TOGÉR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET usht. Gradë oficeri e shkallës së dytë, më e ulët se ajo e kapitenit; oficere me këtë gradë.
Shfaq përkufizimin e plotë →TOGOLÉZ,~E mb. Që lidhet me togolezët a me Togon në Afrikë, i togolezëve a i Togos. Kultura togoleze. Plazhet togoleze.
Shfaq përkufizimin e plotë →TOGOLÉZ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Banor vendës i Togos ose ai që e ka prejardhjen nga Togoja. Deviza e togolezëve është: “Punë, liri, atdhe!”.
Shfaq përkufizimin e plotë →TOGOLÉZ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Banore vendëse e Togos ose ajo që e ka prejardhjen nga Togoja.
Shfaq përkufizimin e plotë →TÓG/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT usht. Njësi e vogël ushtarake në përbërje të kompanisë, e ndarë në dy deri në katër skuadra. Togë këmbësorie. Togë xheniere. Toga e zbulimit. Komandanti i …
Shfaq përkufizimin e plotë →TÓG/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT 1. hist. Veshje e sipërme e gjatë, zakonisht e bardhë, që mbanin qytetarët, zyrtarët e lartë e priftërinjtë në Romën e lashtë. Togë me shirit të qëndisur.…
Shfaq përkufizimin e plotë →TÓGËZ,~A f. sh. ~A, ~AT anat. Fikth, arrç, kikëz, molla e fytit (e Adamit).
Shfaq përkufizimin e plotë →TOGËZÍM,~I m. Veprimi kur mbledh e bëj tog diçka (sende, mallra, mbeturina etj.); grumbullim. Togëzimi i plaçkave.
Shfaq përkufizimin e plotë →TOGËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Bëj tog (diçka), mbledh bashkë, bëj grumbull. Togëzoj plaçkat (rrobat).
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë