Fjalori
TOÇIT

TOÇÍT (TOÇÍS) vep., ~A, ~UR kal. Zbraz diçka ( zakonisht verën) nga një fuçi në një fuçi tjetër ose në shishe për ta kulluar, për ta ruajtur. Sill një hinkë se do të toçisim verën. E toçitëm verënshishe.
2. Ndërroj ujin e kades së mbushur me lakërbardhë, që të kripet njëlloj. E toçiti disa herë kaden e mbushur me lakër.
3. Shtyp rrushingaviç për ta bërë bërsi.
4. Pi shumë, thaj një shishe me pije (verë).
5. Përziej, trazoj. Toçit bulmetin.
Sin.: zbraz, kthej, derdh.


Rezultate të ngjashme

►TOÇÍT/ET jovep., ~ (u), ~UR pës., vet. v. III e TOÇÍT.Sin.: zbrazet, kthehet, derdhet.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TOÇÍTJ/E,~A f. Veprimi kur zbraz një lëng (zakonisht verë) nga një enë në një enë tjetër. Toçitja e verës.Sin.: zbrazje, kthim, derdhje.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TOÇÍTUR (i, e) mb. Që është toçitur, që është kthyer nga një enë në një enë tjetër.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TOÇÍL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Toçillë1. Mprehu sëpatën në toçile.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TOÇÍLL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Gur mprehës, grihë. Mpreh sëpatën (draprin, thikën, hanxharin) në toçillë.2. Rrotull horizontale, që lëviz nëpërmjet një këmbëze dhe shërben për të bë…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.