Fjalori
TKURREM

TKÚRR/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Zvogëlon vëllimin pa ndryshuar natyrën e vet (për një trup); kund. bymehet. Trupat tkurren. Tkurret metali.
2. vetv., vet. v. III Mblidhet (për organet e trupit, muskujt, indet etj.). Tkurret zemra. Tkurren muskujt (indet).
3. vetv. Mblidhem, zvogëlohem; rrëgjohem. Ishte tkurrur ngaftohtët (nga pleqëria, nga frika).
4. fig., vetv., vet. v. III Bie, zvogëlohet (për numrin e diçkaje). Numri i popullsisë nëpër fshatra ishte tkurrur shumë.
5. pës. e TKURR.
Sin.: rrudhem, rrëgjohem, zvogëlohem, mblidhem, shkurtohem.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: TKURR
TKURR

TKURR vep., ~A, ~UR kal. 1. fiz. Zvogëloj vëllimin e një trupi duke e ftohur, duke e trysur etj. pa i ndryshuar natyrën; kund. bymej. ftohtët i tkurr trupat.
2. Mbledh (për organet e trupit, indet etj.). Tkurr muskujt.
Sin.: rrudh, rrëgjoj, zvogëloj, mbledh, shkurtoj.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.