Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TÍTU/LL,~LLI m. sh. ~J, ~JT 1. hist. Emër nderi, që mbajnë a që mbanin pronarët e mëdhenj feudalë, udhëheqës shtetesh, ushtarakë etj. sipas pronës a fisit. Titull i trashëgueshëm. Tituj fisnikërie. Mbante titullin baron (kont, dukë, markez, bej, kalorës etj.).
2. Emërtim që i jepet një punonjësi shkencor a mësimor ose një specialisti të lartë të prodhimit, që ka kaluar gradat shkencore, që ka një veprimtari të pasur në punën shkencore e pedagogjike, që udhëheq punën e specialistëve të rinj dhe ka botuar punime shkencore. Titulli «Profesor» («Doktor» etj.).
3. Emërtim nderi, që i jepet një njeriu, një institucioni, një ndërmarrjeje, një organizate shtetërore a shoqërore për punë vetëmohuese në një lëmë të caktuar të jetës, për merita të veçanta dhe për dobinë e madhe që i ka sjellë shtetit e shoqërisë. Titull nderi. Titulli «Nderi i Kombit». Titulli «Hero i Popullit». Titulli «Mësues i Popullit». Titulli «Artist i Popullit». Titulli «Qytetar nderi». Mori (fitoi) titullin «Mjeshtër i sportit».
4. Shkrim i shkurtër a mbishkrim në kapakun e një vepre letrare, shkencore, muzikore, në krye të një gazete, të një artikulli, të një vjershe, të një punimi, të një filmi etj., që tregon shkurt për çfarë flitet në të, që shërben si emër për të etj. Titull i gjatë (i shkurtër). Titulli i romanit (i librit, i punimit). Titujt e gazetës. Titujt kryesorë. Titull i përgjithshëm. Titulli i poezisë. Titull me shkronja të zeza (të mëdha). I vuri titullin e titulloi.
5. drejt. Dokument që vërteton të drejtën e zotërimit a të pronësisë të një malli nga ana e dikujt. Titull zotërimi. Titull prone.
✱Sin.: ofiq, emër, emërtim, dokument.
TITULLÁR,~E mb. Që ka të bëjë me titullin që gëzon a që ushtron dikush. Post titullar. Peshkop titullar. Sportist titullar.
Shfaq përkufizimin e plotë →TITULLÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që drejton një institucion, një ndërmarrje, një zyrë, një përfaqësi diplomatike etj. dhe që ka të drejtën ta përfaqësojë zyrtarisht. Titullari i mi…
Shfaq përkufizimin e plotë →TITULLÍM,~I m. Vendosje e titullit një vepre, një artikulli etj.
Shfaq përkufizimin e plotë →TITULLKREDÍ,~A f., fin. Dokument kredie që huadhënësi kërkon nga huamarrësi për kalim fondesh, parash, mallrash, shërbimesh në rast huamarrjeje.
Shfaq përkufizimin e plotë →►TITULL/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Ka a mban për titull. Romani (filmi, drama) titullohet...2. pës. e TITULLÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →TITULL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. I vë titullin një vepre, një artikulli, një shfaqjeje etj. Titullin nuk ia ka vendosur ende. Romanin (dramën, punimin, artikullin, reportazhin) e ti…
Shfaq përkufizimin e plotë →TITULLÚAR (i, e) mb. Që ka titull, që i është vendosur një titull, që titullohet. Romani, i titulluar...
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë