Fjalori
TIS

TIS,~II m. sh. ~A, ~AT 1. Cipë a shtresë e hollë. Tis i zi. E mbuloi me një tis të bardhë.
2. mjek. Cipë e hollë në sy, perde. I kanë vënë sytë tis.
3. Shtresë e hollë, që mbështjell a që mbulon diçka. Xhamat ishin veshur me një tis avulli nga nxehtësia. Tis i trashë mjegulle (tymi). Tis resh.
Sin.: cipë, perde, katarakt, shtresë.
I kanë vënë sytë tis (dikujt) nuk i kupton gjërat, i janë verbuar sytë.

TIS

TIS,~III m. sh. ~A, ~AT bot. (lat. Taxus baccata) Bërshen. Dru tisi. Hajmali tisi.


Rezultate të ngjashme

TISÁZH,~I m. 1. Endje e tekstileve të ndryshme; tërësi e punëve që bëhen për të endur pëlhurë a stof me fill pambuku, mëndafshi, leshi, etj. Tisazhi i stofrave (i lirit, i pambukut…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TÍSHK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Ashkël, bujashkë, spicë druri. Bën tishka kur pret dru. Tishka për të ndezur zjarrin.2. Fetë, rriskë, copë, thelë. Një tishkë bukë (djathë).3. Imtë, mi…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TISHKËTÍM,~I m. Ndarje në tishka, ashkëlim. Tishkëtim i drurit.Sin.: ndarje, copëtim, copëzim, ashkëlim.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►TISHKËT/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e TISHKËTÓJ.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TISHKËT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Bëj tishka-tishka; ashkëloj. Tishkëtoj drurin.Sin.: ndaj, copëtoj, copëzoj, ashkëloj.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TISHKËTÚAR (i, e) mb. Që është tishkëtuar, që është bërë tishka-tishka, i ashkëluar. Dru i tishkëtuar.Sin.: i ndarë, i ashkëluar, i copëtuar, i copëzuar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TISHËRT,~I m. sh. ~A, ~AT (angl. T-SHIRT) Fanellë pambuku me krahë të shkurtër, forma e së cilës të kujton shkronjën T; fanellë. Tishërt sporti. Tishërt i zi (i gjelbër). Vesh (heq…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TÍSK/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT bised. Hajmali, nuskë në formë trekëndëshi, që varet në qafë ose qepet në rroba për t’u mbrojtur nga syri i keq (besëtytni). Bën tiska. Var tiskë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TÍSK/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT 1. Tutë, frikë e madhe, tmerr, panik. I dha tiskë fëmijës e frikësoi. Ka marrë tiskë kali.2. Tishkë, ashkël, bujashkë. Mblodhi tiska për të ndezur zjarri…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TÍSKË mb. 1. I hollë, i mprehtë e i lartë; bilbil (zëri). E ka zërin tiskë.2. si ndajf. Me zë të hollë, të mprehtë e të lartë Zogu cicëronte tiskë.Sin.: i hollë, i mprehtë e i lar…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.