Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TIRANÍ,~A f. 1. hist. Regjim ku një sundimtar i vetëm, që vinte në fuqi me dhunë, kishte pushtet absolut (në Greqinë e vjetër ose në Itali gjatë shekujve XIII-XVI); pushtet absolut…
Shfaq përkufizimin e plotë →TIRANÍK,~E mb. Që mbështetet në tiraninë, që vepron me tirani; që është karakteristik për tiranin, prej tirani; që vepron e sillet si tiran; despotik. Regjim (sundim) tiranik. Zgje…
Shfaq përkufizimin e plotë →TIRANÍS vep., ~A, ~UR kal. Bëj dikë që të vuajë shumë shpirtërisht. Tiranis prindin (fëmijën, të dashurin, të dashurën).
Shfaq përkufizimin e plotë →TIRANIZÍM,~I m. Dhunim i egër, trajtim mizor që i bëhet dikujt, shtypje e dikujt, mosrespektim i të drejtave dhe i lirive të dikujt. Tiranizimi i popullsisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →TIRANIZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Dhunohem egërsisht, trajtohem mizorisht, më mundojnë, më shtypin, nuk më respektojnë të drejtat dhe liritë. Nuk duhet të tiranizohet …
Shfaq përkufizimin e plotë →TIRANIZÚAR (i, e) mb. Që është tiranizuar, që është keqtrajtuar vazhdimisht, që është shtypur, që i janë shkelur të drejtat dhe liritë. Popullsi e tiranizuar. Njerëz të tiranizuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →TIRANIZÚES,~E mb. Që të tiranizon; tiranik, diktatorial. Regjim tiranizues.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë