Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TIPÍK,~E mb. 1. Që mbahet si përfaqësues i grupit të vet, që ka a që mishëron në vetvete veçoritë kryesore dalluese të grupit të vet, që përbën tip; tipësor, përfaqësues, domethënës, i veçantë. Vend tipik. Qytet tipik. Shtëpi tipike. Fytyrë tipike.
2. Që karakterizon saktësisht një tip; që del i natyrshëm nga rrethanat, që në rrethana të njëjta e ndeshim shpesh, i zakonshëm. Gabime tipike. Shembull (rast) tipik. Rrethana tipike. Stil tipik.
3. let., art. Që mishëron artistikisht veçoritë e përbashkëta e më thelbësore të një grupi shoqëror, të një klase, të një kombi a të dukurive në një periudhë të caktuar historike, që bëhet përfaqësues i tyre, që është origjinal. Hero tipik. Personazhe tipike në rrethana tipike. Lahuta është vegël muzikore tipike. Plisi është mbulesë koke tipike shqiptare. Stilizimi i shqiponjës me pëllëmbë është tipike shqiptare.
✱Sin.: tipësor, përfaqësues, domethënës, i veçantë, i zakonshëm, përfaqësues.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë