Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TIMÓN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Pjesë e mjeteve të transportit, zakonisht në trajtë rrethi me dy a më shumë rreze, që shërben për të mbajtur drejtimin kur këto janë në lëvizje; pjesë e tillë e disa mekanizmave, e makinave, e cila shërben për të drejtuar lëvizjet e tyre. Timoni i automobilit. Timoni i anijes. Rri (qëndron) në timon. E preu timonin e ktheu timonin menjëherë e me forcë, për të ndryshuar drejtimin në një kthesë të fortë. Rrotulloi timonin. I shkau timoni nga duart. Nuk pret timoni nuk punon timoni, është prishur. Grupi i timonit kjo vegël me mekanizmat e vet. Blloku i timonit. Bllokues i timonit (kundër vjedhjes). Makinë me timon në krah të djathtë (të majtë). Jam në timon po ngas makinën. Mos i fol shoferit kur është në timon mos i fol drejtuesit të automjetit kur është duke ngarë makinën.
2. fig., libr. Mjet a mënyrë për të mbajtur një drejtim të caktuar, ajo me të cilën drejtohet diçka; drejtim, udhëheqje. E mban timonin drejt. Ktheu (ndryshoi) timonin. Është (qëndron) në timon. Mori (mbajti, braktisi) timonin e shtetit. E ka e majta (e djathta) timonin qeveris (e majta) e djathta.
✱Sin.: drejtim, udhëheqje.
♦ E kthen timonin (dikush) keq. shih e kthen (e ndërron) pllakën2 (dikush). E mban timonin *drejt (dikush).
TIMONIÉR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që drejton timonin e një anijeje; ai që është në timon; shturman, kapiten. Timonier i anijes.2. fig. libr. Ai që mban një drejtim të caktuar, ai që…
Shfaq përkufizimin e plotë →TIMONIÉR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që drejton timonin e një anijeje, kapitene anijeje.2. fig. libr. Ajo që drejton a udhëheq një grup, një projekt, qevernë etj.
Shfaq përkufizimin e plotë →TIMÓL,~I m., kim., farm. Fenol me aromë të këndshme që nxirret nga esenca e trumzës, që ka veti antiseptike, kundërparazitare, kundër mykut dhe përdoret si konservues. Në pastën e …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë