Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TIJ (i, e) përem. pronor, v. III, nj.; sh. TIJ (e), (me emra të pashquar) të TIJ. 1. Që i përket atij, pronari i të cilit është ai, që e ka ai për vete. Shtëpia e tij. Libri (lapsi) i tij. Kompjuteri i tij. Makina e tij.
2. Që ka të bëjë me atë, që ka lidhje të ngushta gjaku, farefisnie a ndonjë lidhje tjetër me atë. Miku i tij, mikut të tij, mikun e tij; miqve të tij, miqtë e tij. Babai (gjyshi, djali, vëllai, nipi) i tij. Tezja e tij, tezes së tij, tezen e tij; tezeve të tij, tezet e tij. Nëna (motra, vajza, kushërira) e tij. Fqinjët e tij. Drejtori (përgjegjësi, mësuesi) i tij. Nxënësit (studentët) e tij.
3. Të cilit i përket edhe ai, pjesëtar i të cilit është edhe ai, në të cilin bën pjesë edhe ai; që e drejton ai, në krye të të cilit është ai. Qyteti (fshati) i tij. Vendi i tij. Atdheu i tij. Brezi i tij. Moshatarët e tij. Në kohën e tij. Sektori i tij. Brigada e tij.
4. Që e ka ai, që është tek ai; që e dallon atë, që i përket atij dhe që e karakterizon atë; që lidhet me atë, që është a që bëhet për atë. Trupi (shtati) i tij. Sytë (flokët) e tij. Zëri i tij. Vullneti i tij. Nderi i tij. Dëshira e tij. Sëmundja e tij. Mosha e tij. Për të mirën e tij.
5. Që është përgatitur a është hartuar prej atij, që e ka bërë ose që e bën ai, që del a që krijohet së pari nga ai; që e ushtron ai. Tregimi (romani) i tij. Vepra e tij. Fjalimi i tij. Mendimi i tij. Ideja e tij. Qe gabimi i tij. Ishte nën kujdesin (nën mbikëqyrjen) e tij.
6. Që i pëlqen më shumë atij, që e do ose që e ka qejf më shumë se të tjerët. Kënga e tij. Gjella e tij. Sporti i tij.
7. Vendoset pas titujve honorifikë të disa njerëzve të rëndësishëm, duke u drejtuar me nderime të mëdha ose duke folur për ta në vetën e tretë (në raste të tilla, shkruhen me shkronjë të madhe). Hirësia e Tij... Madhëria e Tij... Shenjtëria e Tij... Shkëlqesia e Tij... Lartmadhëria e Tij...
8. si em. TIJ,~I (i) m., TIJ,~A (e) f. sh. TIJ,~TË (të) m., TIJA,~T (të) f. Njeri i afërt, me të cilin ka lidhje gjaku, farefisnie ose lidhje të ngushta miqësie; njeri, të cilin e do dhe të cilit i beson shumë. Është një i tij. Erdhën të tijtë (të tijat). Fituan të tijtë.
9. si em. TIJA (e) f. sh. TIJAT (të) Dëshira e vullneti i atij, a jo që do ai; ajo që e dallon a që e karakterizon atë; diçka që është veti e tij a ves i tij; diçka që mendon a kërkon ai ose që ka bërë ai. Bëri të tijën. Vijon në të tijën. Ngul këmbë në të tijën. S'heq dorë nga e tija. Do t’i shkojë gjithnjë e tija. I ranë të tijat. Ka edhe ai të tijat.
10. si em. sipas kuptimeve 1-6 të përemrit pronor.
♦ Shkoi në *punën e tij (e saj) (dikush) euf. Ka zënë *punën e tij (e saj) (dikush) euf.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë