Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
THÝERËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Vegël e posaçme që përdoret për të ndarë në copa më të vogla një lëndë, përdorëse për të thyer pemët me lëvozhgë të fortë ose diçka tjetër të ngurtë. Thyerëse arrash (bajamesh). Thyerësja e karbitit (e qymyrit).
2. Ajo që cenon a që shkel diçka, ajo që shkel ligjet, parimet, rregullat, vendimet etj.; ajo që nuk i përmbahet diçkaje të vendosur që më parë.
THÝERËS,~E mb. 1. Që ka aftësinë të copëtojë diçka, që shërben për të ndarë, për të copëtuar a për të thyer diçka. Vegël thyerëse. Forcë thyerëse.
2. fiz. Që i ndryshon drejtimin dritës, që thyen dritën, rrezet etj., përthyes. Sipërfaqe thyerëse. Faqet thyerëse të prizmit.
✱Sin.: copëtues, përthyes, prishës, ndarës.
THÝERËS,~E mb. 1. Që ka aftësinë të copëtojë diçka, që shërben për të ndarë, për të copëtuar a për të thyer diçka. Vegël thyerëse. Forcë thyerëse. 2. fiz. Që i ndryshon drejtimin d…
Shfaq përkufizimin e plotë →THÝERËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që cenon a që shkel diçka, ai që shkel ligjet, parimet, rregullat, vendimet etj.; ai që nuk i përmbahet diçkaje të vendosur që më parë. Thyerësi i li…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë