Fjalori
THUR

THÚR vep., ~A, ~UR kal. 1. Bashkoj, tërheq e shtrëngoj fort dy a më shumë fije, degë, thupra etj., duke i gërshetuar njërën me tjetrën; i bëj si gërshet; i lidh në një të vetme dhe bëj diçka me to, kund. shthur. Thurin kosha (rrogoza, litarë, shporta). Thur kurora. Thur flokët gërsheta. Thur një cigare mbështjell duhanin me letrën e tij në një cigare.
2. E rrethoj diçka me gardh, i vë gardh një vendi, i bëj një thurimë, gardhoj. Thur me gardh. Thuri livadhin (kopshtin) me driza. I thurën pemët me kallama.
3. Bëj çorape, triko a një veshje tjetër me fije leshi, pambuku, mëndafshi etj., punoj çorape, triko etj. me shtiza, me grep, me makinë; kund. shthur. Thur çorape (triko, fanella). Thur me shtiza. E thuri lirshëm (shtrënguar).
4. fig. Lidhmënyrëharmonishme dy a më shumë pjesë përbërëse, dukuri a veprime, ndërthur, gërshetoj; bashkoj mirë disa pjesë në një të tërëvetme, ndërtoj a sajoj diçka duke bashkuar në një të vetme pjesët përbërëse. Thur ngjarjet. I thur bukur mendimet.
5. fig. Krijoj me gojë a me shkrim diçka, shkruaj një vepër letrare, artistike etj., hartoj; e sajoj, e nxjerr vetë i pari një gjë. Thur një histori (një përrallë, një tregim, një hartim, një legjendë). Thur një këngë. Thur me mend. I thur lavde dikujt e lavdëron shumë dikë, e ngreqiell.
6. fig. Krijoj diçkangatërruar e djallëzore për të dëmtuar dikë, për ta shkatërruar etj.; kurdis një gjë të keqe për një tjetër. Thuri një intrigë. Thurnin komplote (plane kriminale).
7. bised., përçm. E mbyll; i vë gardh, nuk e lë hapur. Ia thuri gojën! Thure grykën! U thurtë ajo shtëpi! mallk. u mbylltë, u shoftë e u shkretoftë ajo shtëpi!
Sin.: gërshetoj, pleks, ndërthur, end, lidh, gardhoj, qëndis, bashkoj, krijoj, hartoj, shkruaj, qep, sajoj, gatuaj, gatis, ngatërroj, nxjerr, sajoj, shestoj, kurdis.
I thur *ditirambe (dikujt) iron. libr. I thur (i këndon) *himne (dikujt) iron. Thur e shthur (dikush) nuk e përfundon një punë, sepse e prish vetë atë që bën, e bën dhe e zhbën; nuk di ta kryejë a ta çojë derifund diçka.


Rezultate të ngjashme

THURÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT hist. Këmishë e gjatë, e thurur si rrjetë me rripa a me fije të trasha prej metali, që e vishnin luftëtarët në kohë të vjetra për t'u mbrojtur nga armët e …

Shfaq përkufizimin e plotë →

►THÚR/ET jovep., ~(u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Bashkohet e lidhet fort me një tjetër, bëhet si gërshet, lidhet në një të vetme (për fijet, rripat etj.). 2. vetv., fig. Bashkohet …

Shfaq përkufizimin e plotë →

THURÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Gjë e thurur, send i thurur, diçka që është bërë me thurje. 2. Gardh.Sin.: anësore, kafaz, ndërlikë, resë, koce.

Shfaq përkufizimin e plotë →

THURÍSHT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Rrjetëz.

Shfaq përkufizimin e plotë →

THÚRJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur bashkojmë, kur tërheqim e kur shtrëngojmë fort dy a më shumë fije, degë, thupra etj.; veprimi kur thur diçka ose kur thuret. Thurja e çorap…

Shfaq përkufizimin e plotë →

THÚRUR (i, e) mb. 1. Që është me gardh, i rrethuar me gardh, i gardhuar. Vend (oborr) i thurur.2. Që është bërë duke thurur njëra me tjetrën dy a me shumë fije, thupra etj. Me flok…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.