Fjalori
THUMBUAR

THUMBÚAR (i, e) mb. është shpuar me thumb, që është thumbuar.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: THUMBOJ
THUMBOJ

THUMB/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. vet. v. III Shpon me thumb ose me gjemb, gjembon; i ngul thumbin dikujt, shpon me thumb (për kandrrat). E thumboi bleta (mushkonja). Meshkujt e bletës nuk thumbojnë.
2. edhe jokal., fig. Flas me dikë me thumba, i them dikujt tërthorazi diçka që e prek a që e lëndon, i hedh dikujt thumba; bëj shaka me dikë, e tall a e ngacmoj me thumba. Thumbojnë njëri-tjetrin. Thumbon bukur (me lezet). Thumbon rëndë (lehtë).
Sin.: pickoj, quk, kafshoj, ha, zë, gjemboj, ngjok, shpoj, ther, cuk, tall, ngacmoj, ngas, ngallis, nguc, gjuaj, godas, kunjoj, shpotis, xëgis, xëgoj, shqetësoj.


Rezultate të ngjashme

THUMBÚES,~E mb. 1. Që të ngul thumbin, që të shpon me thumb (për kandrrat). Kandërr thumbuese. 2. fig. Që të prek a që të lëndon, që të thumbon, që ka thumba; që të flet me thumba,…

Shfaq përkufizimin e plotë →

THUMBÚES,~I m. kryes. sh. ~, ~IT zool. Rendi i kandrrave që kanë thumb.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.