Fjalori
THUMB

THUMB,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Organ i posaçëmfundin e barkutbletëve, të grerëzave, të mizavedheut, të disa kandrravetjera, me të cilin ato të shpojnë kur mbrohen ose kur sulmojnë, zgjatim i vogëlkokën e disa kandrrave, si mushkonja, zekthi etj., me të cilin shpojnë dhe thithin. Thumbi i bletës. Thumbi i mushkonjës. Të shpon (të thumbon) me thumb.
2. Gozhdë e vogël prej metali a prej druri, që përdoret për të mbërthyer shojet e këpucëve. Thumbadrunjtë për këpucë. Këpucë me thumba. E mbërtheu me thumba.
3. Gjemb bimësh a drurëshndryshëm. Thumbat e gjembaçit (e kumbullës).
4. Shkop i vogël, i mprehur dhe me majë, pjesë e një vegle, e një përdorëseje etj., që është e hollë dhe me majëmprehtë; maja e mprehtë e diçkaje. Thumbi për të qëruar misër. Thumbi i dallëndyshesparmendës. Thumbi i tokëzës. Thumbi i hostenit. Thumbi i topit (i çiftes) gjilpëra e topit (e çiftes). Thumbi i shigjetës. Tel me thumba tel me gjemba. E shpoi me thumb.
5. bised. Hosten.
6. Gjuhëza e këmborës. Thumbi i këmborës.
7. Maja e gjirit a e sisës, thithi. Thumbi i gjirit.
8. fig. Thënie që të ther, që të prek e të lëndon, fjalë që të djeg; e folur me të keq dhe tërthorazi; shaka, tallje etj. që bëhet për të ngacmuar dikë. Pyetje me thumb. Flet (përgjigjet) me thumba. I hedh thumba dikujt. E ngacmoi me thumba.
Sin.: thimth, thithak, gjemb, çik, hosten, gjuhëz, thith, qukmë, majë, smag, smat.
Arëz pa thumb keq. U thumb (dikush) shih u tapë (dikush). I bie thumbit e potkoit (për diçka) shih i bie gozhdës (e potkoit) (për diçka). E do me thumb (dikush) do shpuar a duhet nxitur që të bëjë diçka, punon a e bën diçka me të shtyrë, e do me hosten; e do me bodec. I hedh (i fut) thumba (dikujt) i thotë dikujt fjalë therëse që e lëndojnë, i flet tërthorazi si me tallje për ta ngacmuar a për ta prekur, e shpotit; ngul gozhdë (dikush); flet me gjemba (dikush). Njëri i bie thumbit (*gozhdës) e tjetri potkoit. Pres thumba (*gozhdë). Thumb i ngulur në tru një hall a një merak i madh që nuk mund ta harrosh e nuk të lë të qetë, shqetësim i vazhdueshëm. (E njoh)thumb e në potkua 1. (diçka) E njoh shumë mirë e me hollësi, ia di të gjitha, e njoh një për një, (e di) majëgishtave. 2. (dikë) E njoh shumë mirë e me hollësi, me virtytet e veset që ka, deriimtësi, pa asgjëfshehtë, ashtu si është, ia di sa trarë ka në shtëpi (dikush); e njoh me lëkurë e me brinjë, (ia di) sa dhëmbë e dhëmballë ka në gojë (dikush). Për një thumb (për një *gozhdë) shkoi potkoi. vend që t’i bjerë thumbit (*gozhdës) i bie potkoit (dikush).


Rezultate të ngjashme

THUMBÁC,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Gozhdë e mprehtë që vihet në majë të hostenit, thumbi i hostenit.Sin.: cimbil, thumb, hosten, bodec.

Shfaq përkufizimin e plotë →

THUMBÁT,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Kunj prej druri me të cilin mbërthejmë e mbyllim grykën e thesit kur është mbushur shumë. 2. Shkop i vogël me majë të mprehur, që përdoret për të zhves…

Shfaq përkufizimin e plotë →

THUMBÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur thumboj diçka me thumb ose me gjemb ose thumbohem. Thumbimi i grerave. Organi i thumbimit. 2. Dhembja a djegia që ndiejmë kur na thumbon nj…

Shfaq përkufizimin e plotë →

THÚMBK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Kunj i vogël druri me të cilin këpucarët mbërthejnë shollin e këpucës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

THUMB/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. vet. v. III Shpon me thumb ose me gjemb, gjembon; i ngul thumbin dikujt, shpon me thumb (për kandrrat). E thumboi bleta (mushkonja). Meshkujt e bl…

Shfaq përkufizimin e plotë →

THUMBÚAR (i, e) mb. Që është shpuar me thumb, që është thumbuar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

THUMBÚES,~E mb. 1. Që të ngul thumbin, që të shpon me thumb (për kandrrat). Kandërr thumbuese. 2. fig. Që të prek a që të lëndon, që të thumbon, që ka thumba; që të flet me thumba,…

Shfaq përkufizimin e plotë →

THUMBÚES,~I m. kryes. sh. ~, ~IT zool. Rendi i kandrrave që kanë thumb.

Shfaq përkufizimin e plotë →

THÚMB/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT Kërcu i gdhendur ose diçka tjetër e fortë, që përdoret në disa krahina si nënkresë. Sin.: kërcu, cung, nënkresë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

THÚMBËZ,~A f. sh. ~A, ~AT Gjembth.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.