Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
THÚKËT (i, e) mb. 1. Që është i ngjeshur fort, i rrasur mirë, që ka dendësi ose peshë të madhe (për trupat).
2. I shëndoshë, i lidhur, i ngjeshur nga trupi. Djalë i thukët. Vajzë e thukët.
3. fig. Që ka pak fjalë dhe përmbajtje të pasur, me mendime të ngjeshura, i ngjeshur; që përmban shumë ngjarje e punë, që përfshin një veprimtari të dendur. Tregim (studim) i thukët. Fjalim (mësim) i thukët. Ligjëratë e thukët. Shprehje (fjalë) të thukëta. Vite të thukëta. Tremujor i thukët.
✱Sin.: i ngjeshur, i rrasur, rrondokop, i shëndoshë, i lidhur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë