Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
THJESHT ndajf. 1. Jo me tjetër gjë, pa asnjë përzierje me lëndë të tjera, vetëm. Thjesht lesh (flori, ujë). Raki thjesht prej rrushi.
2. Shkëputur a veçuar nga gjërat e tjera, pa u lidhur a pa u ndërthurur me diçka tjetër, vetëm. Me karakter thjesht politik (ekonomik). Çështje thjesht teknike (familjare).
3. Pa shtuar asgjë, pa u zgjeruar, pa u thelluar më tej, pa dhënë asgjë të re, vetëm. Riprodhoi thjesht mësimin.
4. Qartë, pa e ndërlikuar e pa e ngatërruar diçka. Shkruan (flet) thjesht. E shtroi çështjen thjesht e shkurt.
5. Në mënyrë të thjeshtë, pa e tepruar me gjëra të panevojshme që bien në sy, natyrshëm, ashtu si zakonisht. Vishet thjesht. Jeton thjesht.
6. Pa u mburrur e pa u lëvduar, pa u mbajtur me të madh, në mënyrë të çiltër e të ngrohtë; miqësisht, shoqërisht. Sillet thjesht.
✱Sin.: vetëm, thjeshtësisht, qartë, natyrshëm, çiltërisht, çiltas, çiltazi, ngrohtë, miqësisht, shoqërisht, popullorçe, vendçe, shtruar.
THJÉSHTAS ndajf. Thjesht.
Shfaq përkufizimin e plotë →THJÉSHTAZI ndajf. Thjeshtas.
Shfaq përkufizimin e plotë →THJESHTÍ,~A f. Thjeshtësi. Mungesë thjeshtie. Flet (sillet) me thjeshti.
Shfaq përkufizimin e plotë →THJESHTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur e bëjmë diçka më të lehtë për t’u kuptuar, për t’u zbatuar, për t’u zgjidhur etj., ose veprimi kur thjeshtohet diçka. Thjeshtimi i progra…
Shfaq përkufizimin e plotë →THJESHT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj diçka më të lehtë për t'u kuptuar, për t'u zbatuar, për t'u zgjidhur, për t'u përdorur etj., e bëj më të thjeshtë, kund. ndërlikoj. E thje…
Shfaq përkufizimin e plotë →THJESHTÚAR (i, e) mb. Që është bërë më i lehtë për t'u kuptuar, për t'u zbatuar, për t'u zgjidhur etj.; që është thjeshtuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →THJESHTÚES,~I m. sh. ~, ~IT mat. Numri që thjeshton formulat, thyesat etj.
Shfaq përkufizimin e plotë →THJÉSHTË (i, e) mb. 1. Që është i papërzier me diçka të një natyre a të një lloji tjetër, i përbërë vetëm nga një lëndë, vetëm nga një gjë etj., me përbërje të njëjtë; i kulluar; k…
Shfaq përkufizimin e plotë →THJÉSHT/ËR,~RI m. sh. ~ËR, ~RIT Djali që gjen gruaja e dytë e një burri nga gruaja e parë e tij ose djali që i shpie gruaja burrit nga martesa e saj e parë; djalë i gjetur. Gjeti d…
Shfaq përkufizimin e plotë →THJÉSHT/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT Vajza që gjen gruaja e dytë e një burri nga gruaja e parë e tij ose vajza që i shpie gruaja burrit nga martesa e saj e parë; vajzë e gjetur. E donte…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë