Fjalori
THITH

THÍTH,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Maja e gjirit, thumbi i sisës, thimthi. Thithi i gjirit.
2. Boshti i çivisë a i rezes së derës, së dritares etj.; çivi a reze dyersh, dritaresh etj. Thithat e dyerve. U thyen thithat.
3. kryes. sh., biol. Rrënjët e hollabimëve a të barëravekëqija, të cilat ngulenorganet e bimëvetjera për të thithur prej tyre ushqimgatshëm.
4. Shtjellë uji, vorbull, gjir. Thithat e lumit.
Sin.: thimthi, vorbull, gjir, thumb, çivi, reze.

THITH

THÍTH vep., ~A, ~UR kal. 1. Tërheq me buzë ose me hundë një lëng a diçka tjetër; e pi diçka duke e tërhequr me buzë; fut thellë derimushkëri ajrin, tymin etj., duke marrë frymë me gojë a me hundë. Thith qumështin (verën). Thith palcën nga kocka. Thith ajërpastër. Thith cigaren (duhanin, tymin). Thith çibukun. Thith burnotin. Foshnja thith gjirin (sisën) foshnja pi qumësht nga nëna. Shushunjat thithin gjakun. Thith thellë. Thith pak raki me hundë (kur dikush ka rrufë).
2. Tërheq dhe nxjerr me pompë a me një pajisje tjetërposaçme lëngun, gazin, pluhurin etj. që gjendet brenda diçkaje. Thith ujin me pompë. Thith avujt (gazin). Thith pluhurin.
3. E fut një lëng, nxehtësinë etj. në brendësi, e tërheq diçka dhe e mbaj brenda vetes, e përthith; e marr, e pi (zakonisht ujin). Rrobat kanë thithur ujë (lagështirë). E thithi ujin toka. Thith ngrohtësinë (avujt, rrezet). E thithi me leckë.
4. fig. E përvetësoj diçka, e bëj timen; i marr a i rrëmbej gjithçka, nuk i lë gjë; përpij, përlaj. I thithi pasurinë (të ardhurat). Ia thithi shëndetin. Kurbeti i thithi djalërinë (rininë). Më thithigjitha energjitë (forcat).
5. fig. E kuptoj a e kap menjëherë diçka; e përvetësoj menjëherë dhe thellë; e përpij. Ta thith fjalën nga goja. I thithi mendimet (idetë). E thithi thelbin e çështjes (e problemit). E thithi mësimin menjëherë.
6. fig. tërheq shumë, më bën për vetetërin. E kishte thithur puna (studimi, muzika).
7. jokal., vet. v. III Heq, tërheq (për oxhakun etj.). S'thith oxhaku. Gypat e gjerë (të sobës) thithin mirë.
Sin.: dihas, thëthij, përthith, marr, pi, hurb, rrufis, përvetoj, ndajthith, përvetësoj, tres, nuhas, përpij, gëlltis, përlaj, ngopem, nginjem, rrëmbej.
I thith (i pi) *gjakun (dikujt). Ia thithi (ia hëngri) *palcën (dikujt). Ia ka thithur *vlagën (dikujt) mospërf.


Rezultate të ngjashme

THITHÁK,~U m. kryes. sh. ~Ë, ~ËT bot. 1. Filiza, lastarë a degë shumë të holla anësore, që dalin në sytha të pemëve ose në nyjë të bimëve dhe që rriten duke thithur ushqimin nga pe…

Shfaq përkufizimin e plotë →

THITHATÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Qengj a kec pirës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►THÍTH/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Dobësohem, thahem, hiqem (zakonisht në fytyrë). Ishte thithur shumë. 2. pës. e THITH.

Shfaq përkufizimin e plotë →

THÍTHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur tërheq me buzë ose me hundë një lëng a diçka tjetër. Thithja e ujit (e gazit, e pluhurit, e nxehtësisë). Gypi i thithjes. Pompa e thithjes…

Shfaq përkufizimin e plotë →

THÍTHK/Ë,~A f. sh. ~, ~AT 1. Maja e gjirit të femrave. 2. Pjesa plastike e kapëzës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

THÍTHUR (i, e) mb. Që është i dobësuar, i ligur, i hequr, i tharë (zakonisht në fytyrë). Me fytyrë të thithur. Me bark të thithur. Sin.: i dobësuar, i ligur, i hequr, i tharë, i t…

Shfaq përkufizimin e plotë →

THÍTH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Thithi i sisës. Thithat e gjinjve. 2. Pjesa e kapëzës që e mbajnë foshnjat në gojë; kapëz. Thitha e llastikut (e kapëzës). I vuri thithën fëmijës.Sin.…

Shfaq përkufizimin e plotë →

THÍTHËS,~E mb. Që ka aftësinë të thithë, që thith. Qimet thithëse të rrënjës. Pus thithës. Zonë thithëse. Ka veti thithëse.

Shfaq përkufizimin e plotë →

THÍTHËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Pajisje a lëndë e posaçme që përdoret për të thithur diçka. Thithës i ngurtë (i lëngët). Thithës kimik. Thithësi i pluhurit (i lagështisë, i gazit). 2. …

Shfaq përkufizimin e plotë →

THÍTHËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Letërthithëse; përdorëse në të cilën vihet kjo letër. 2. Pajisje në trajtë pompe, e cila përdoret për të tërhequr mbeturinat dhe papastërtitë që zën…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.