Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
THÍK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Mjet i vogël me një presë të gjatë të metaltë e me një dorezë prej druri a prej një lënde tjetër, që përdoret për të prerë bukë, mish, pemë, perime, në mjekësi etj. Thikë e mprehtë. Thikë buke. Thika e duhanit. Thikë operacioni. Thikë me majë. Thikë me dy presa. Thikë sharrë. Doreza (presa, maja) e thikës. Tehu i thikës. Mpreh thikën. E preu (e griu, e theri, e çau) me thikë. I nguli thikën. I ra me thikë.
2. Pjesë e metaltë dhe e mprehtë e një almiseje, e një pajisjeje etj., që shërben për të prerë a për të grirë diçka ose për të lëmuar a për të rrafshuar sipërfaqen e diçkaje. Thikë rrethore. Thikë prerëse (ndarëse). Thika e zdrukthit. Thika e tornos. Thika e parmendës. Thika e makinës grirëse.
3. fig. Vend shumë i pjerrët, që vjen gati pingul. Shkuan nëpër rripa e thika.
4. si mb. Që është shumë i pjerrët; që vjen a që zbret gati pingul. Vend thikë. E përpjetë (e tatëpjetë) thikë. Nëpër faqet thikë të malit (të kodrës). Ishte thikë rruga (bregu).
5. si ndajf. Pingul. Vjen (zbret, ngrihet, bie) thikë.
6. fig. Dhembje e fortë që të pret si thikë, sëmbim i fortë, therje në një pjesë të trupit. Kam një thikë në shpatull. E zuri një thikë në gjoks (në mes, në bark). Më dha një thikë.
7. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për mjete pune. Thikë diskore disk çeliku me rrotullim të lirë, me thep rrethor të rrafshët për prerjen vertikale të tokës gjatë plugimit.
✱Sin.: brisk, biçak, çaki, thikëz, sojakë, latë.
♦ * U bë thikë e pikë (dikush) u inatos shumë; s’e deshi veten për atë që ndodhi; u bë (u nxi) si katëku i pulës përçm. Më ra (më mbeti) thikë në zemër (diçka) më erdhi shumë keq për diçka, më shkaktoi dhembje të madhe; më dëshpëroi pa masë; më vrau rëndë shpirtërisht; e kam thikë në zemër. Si *dhia thikën. I gjeti *rripin e thikës (dikujt). Është në *teh (në presë) të thikës (të briskut, të shpatës) (dikush). Jam në thikë e në pikë (me dikë) jam zënë e jam grindur keq me dikë, i kam acaruar marrëdhëniet sa më s’bëhet, jam bërë armik i papajtueshëm me të; jam thikë më thikë (me dikë); shkoj thikë e brisk (me dikë); jam dhëmb për dhëmb (me dikë). Jam thikë më thikë (me dikë) i kam acaruar keq marrëdhëniet me dikë, jam armik i papajtueshëm me të; jam në thikë e në pikë (me dikë); shkoj thikë e brisk (me dikë); jam dhëmb për dhëmb (me dikë). I dha rripin e kacekut (dikujt) iron. nuk i dha gjë, e mashtroi, ia mori të gjitha; i la bishtin e kandarit iron.; e la me gisht në gojë (dikë). E kam thikën (litarin, lakun, halën) në *grykë. E kam thikë në zemër (diçka) më ka ardhur shumë keq për diçka dhe s’e harroj dot; ndiej dhembje të madhe kur kujtoj dikë a diçka, kam brengë për të; e kam plagë në zemër; e kam gozhdë në zemër; më ra (më mbeti) thikë në zemër. E ndau (e preu) me thikë (diçka) e ndau shumë qartë, e veçoi prerë, e dalloi në mënyrë të prerë një gjë nga gjërat e tjera. I ngul thikën (pas shpine, prapa kurrizit, prapa krahëve) (dikujt). 1. E vret pabesisht dikë. 2. E dëmton rëndë dikë, ia punon tinëzisht e fshehurazi, i bën një të keqe me të pabesë; e tradhton; ditën i lëpin këmbët e natën i ngul dhëmbët. Përpara *rripë e prapa thikë. E pret *lisin me thikë (dikush). I prerë me thikë i vendosur njëherë e mirë, i prerë, që s’mund ta ndryshojë askush. Pret thika në mish të botës (për dikë) dhembja e tjetrit, gjendja e tij e vështirë etj. s’i bëjnë përshtypje dikujt, s’e ndien ai të keqen, por tjetërkush, i dhemb tjetërkujt. I pret thika (vetëm) në njërën anë (dikujt). 1. Sheh vetëm gabimet, mungesat e të metat e tjetrit dikush, por jo të tijat, është i njëanshëm. 2. Nuk ka fuqi të plotë dikush; nuk mund të bëjë gjithçka, i ka të kufizuara mundësitë. Ia preu me thikë (dikujt) shih ia preu me sëpatë (dikujt). Shkojnë thikë e brisk shkojnë shumë keq njëri me tjetrin; i kanë acaruar shumë marrëdhëniet; janë thikë më thikë; janë në thikë e në pikë; shkojnë majë më majë (majë e brisk); (shkojnë) si macja me miun; (shkojnë) si qeni me macen; i kanë (i kanë vënë) gjilpërat majë më majë. (Shkon) si thika në gjalpë (diçka) vete mirë diçka, shkon pa asnjë pengesë e vështirësi, ecën butë e me lehtësi. Me thikë ndër dhëmbë keq. duke kërcënuar, me kanosje e me egërsi. Thikë me dy presa diçka që ka sa të mira, aq edhe të këqija, sa mund të të ndihmojë, aq edhe mund të të dëmtojë; diçka që kërkon kujdes të madh, se përmban edhe fitoren, edhe rrezikun, se mund të jetë njëherazi edhe e dobishme, edhe e dëmshme. Thikë pas shpine keq. goditje që bëhet pabesisht për të dëmtuar rëndë a për të zhdukur një tjetër; goditje e rëndë, e padrejtë dhe e fshehtë që i bëhet dikujt. Thikë në zemër goditje shumë e rëndë shpirtërore, plagosje e shpirtit; therje. Më ka vajtur (më ka shkuar) thika në *heqës. Më ka vajtur (më ka shkuar) thika në *kockë (në asht). Më ka vajtur (më ka shkuar) thika në *palcë. I vë thikën e ther; e vras; e zhduk. E vuri në thikë (dikë) e bëri të zihet keq me dikë; e bëri të theret e të vritet me tjetrin. I vuri thikën në grykë (në fyt) (dikujt) e shtrëngoi a e detyroi dikë me dhunë e me kërcënime që të bënte diçka patjetër, e detyroi me mjete a me mënyra të egra e pa mëshirë; i hodhi (i vuri) litarin në qafë (në grykë); i hodhi (i vuri) lakun në qafë (në grykë); i vuri thonjtë në grykë (në fyt).
THÍKËZ,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Thikë e vogël. Thikëz xhepi. 2. Kunj zakonisht prej hekuri, që bashkon shtizën e parmendës me dorezën.3. kryes. sh. Gurë të gdhendur me majë në trajtë p…
Shfaq përkufizimin e plotë →THIKÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT vjet. Njeri mizor e gjakatar, xhelat.
Shfaq përkufizimin e plotë →THIKÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Një lloj shpate; thikë e madhe për luftë, hanxhar, presë. E theri me thikare. I shkuan në thikare. 2. fig. Therje, sëmbim i fortë. Më jep një thikare…
Shfaq përkufizimin e plotë →THÍKAS ndajf. 1. Duke u zënë ashpër; thikë më thikë. E kalojnë thikas. 2. Drejt, përpjetë. U ngjit thikas malit.
Shfaq përkufizimin e plotë →THIKÁÇ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Thikë e madhe me dy presa, që përdoret për të gërryer drurin.
Shfaq përkufizimin e plotë →THIKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Prerje a therje me thikë.
Shfaq përkufizimin e plotë →THIK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Pres a ther me thikë; godit me thikë.
Shfaq përkufizimin e plotë →THÍKTË (i, e) mb. Që është shumë i pjerrët, që është gati pingul, që vjen si thikë. Shkrepa (maja, shpate) të thikta. Faqet e thikta të malit. Shkëmb i thiktë. Rrugë e thiktë. Humn…
Shfaq përkufizimin e plotë →THÍKTË (i, e) mb. Që është shumë i pjerrët; që vjen si thikë. Shpate të thikta.
Shfaq përkufizimin e plotë →THIKÚAR (i, e) mb. Që është prerë me thikë; që është thikuar. I ka krahët të thikuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë