Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
THERÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që jep jetën për një çështje të madhe, ai që flijohet për një qëllim të lartë, për atdhe etj., dëshmor. Bëj theror bëj fli, flijoj. Ra theror për liri. U bënë therorë.
2. vjet. Kafshë ose edhe njeri që therej a vritej si kurban. Bënin therorë.
♦ U bë theror (dikush) shih u bë fli (dikush). Bëj theror (dikë a diçka) shih bëj fli (dikë a diçka).
✱Sin.: flijim, blatim, therorizim, martirizim, harakiri.
THERORÍSHT ndajf., libr. Duke flijuar edhe jetën, me therori, duke sakrifikuar, me sakrifica.
Shfaq përkufizimin e plotë →THERORIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi i flijimit të jetës për një qëllim të lartë, për atdhe etj.; flijim, sakrifikim. 2. Therja e kurbaneve për një festë fetare.✱Sin.: flijim, m…
Shfaq përkufizimin e plotë →►THERORIZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR libr. 1. vetv. Nuk kursej as jetën për një çështje të madhe, për një qëllim të lartë, për atdhe etj.; mundohem e duroj vështirësi të mëdha për…
Shfaq përkufizimin e plotë →THERORIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal., libr. 1. Nuk kursej as jetën për një çështje të madhe, flijoj gjithçka për një qëllim të lartë, për atdhe etj.; bëj theror, flijoj, sakrifikoj. T…
Shfaq përkufizimin e plotë →THERÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që jep jetën për një çështje të madhe, ai që flijohet për një qëllim të lartë, për atdhe etj., dëshmor. Bëj theror bëj fli, flijoj. Ra theror për lir…
Shfaq përkufizimin e plotë →THERÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. vjet. Altar. 2. Theror, kurban.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë