Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►THÉR/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Zihem, përgjakem e vritem me dikë me thika, me shpata etj., pritem me dikë. U vranë e u therën. U therën me thika.
2. vetv. Ther veten me thikë, me kamë etj. Therem po s'qe kështu jam plotësisht i sigurt a i bindur që do të jetë kështu, shpoj veten po nuk qe kështu, e pres kokën po nuk qe kështu.
3. vetv. Pritem me diçka që ka majë të mprehtë. U thera me gjilpërë.
4. vetv., fig. Zihem e grindem keq me fjalë me dikë. U therën me shoku-shokun. U therën me fjalë. U therën e u grinë.
5. pës. e THER.
THER vep., ~A, ~UR kal. 1. I pres ose i këput kokën një gjëje të gjallë (një kafshe a një shpendi), zakonisht për t'i ngrënë mishin; i pres kokën një pule. Theri qengjin (viçin, dy pula). Është bërë për të therur.
2. Shpoj një pjesë të trupit me thikë, me gjilpërë, me thumb etj. Më theri gjembi (ferra). E theri dorën (gishtin). E theri me kamë.
3. vet. v. III (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Më dhemb shumë; më sëmbon, më çan, më shpon. Më ther mesi (shpatulla, gjoksi). I therin gjunjët (këmbët, gjymtyrët, kockat). I therin plagët.
4. fig. Shpoj dikë me fjalë thumbuese, e ngacmoj keq, e thumboj; prek dikë thellë (me fjalë, me thumba etj.), e lëndoj. Të therte me fjalë (me thumba).
5. fig. edhe jokal. (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore) Më prek thellë në zemër, më mallëngjen shumë (dikush që vuan, gjendja e rëndë e diçkaje etj.). Më ther (më dhemb) zemra (shpirti) për dikë a për diçka. Më ther në zemër. Ta ther shpirtin dikush. Më there! më shkaktove një dhembje të thellë!, më vrave! (i thuhet dikujt që na jep një lajm shumë të hidhur).
6. edhe jokal., bised. Shkoj me vrap, iki me të katra, ua mbath këmbëve. U theri këmbëve. Ia theri vrapit. Theri vrapin. Theri tatëpjetë përroit (fushës). Theri poshtë. Theri ku sytë këmbët.
7. vet. v. III (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. kallëzore) Të pret, të than (të ftohtët, era). Të therte acari (era).
8. kal. Qep duke shkuar tejetej gjilpërën a gjilpëryerin (diçka të mbushur me lesh, me pambuk etj. ose diçka të trashë). Theri jorganin (dyshekun).
✱Sin.: vras, këput, pres, sëmbon, shpoj, çaj, thumboj, prek, gushis, masakroj, gjymtoj.
♦ E majm *kaun ditën që do ta therë (dikush). *Trëndelinë më there! tall. Më theri në *grykë (dikush). Ua theri (u ra, ua mbathi, ua dha) *këmbëve (dikush). Më ther në *kraharor (diçka). Ther e nuk rrjep (dikush) shih mbjell e nuk korr (dikush). As të ther e as të rrjep (dikush) është njeri i ngathët e i pavendosur; s’bën as mirë e as keq; as të pjek e as të djeg; as të ngroh e as të ftoh. Më therin *sytë (kur e shoh dikë a diçka). Më ther *veshi (më therin veshët). Ia theri (ia dha, i ra, ia mori) *vrapit (dikush). Më theri (më dhembi) *zemra (në zemër). Më ther (më dhemb) *zemra (shpirti, në zemër, në shpirt) (për dikë a për diçka). Më ther (më sëmbon) në shpirt (në *zemër) (për dikë a për diçka).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë