Fjalori
THEM

THEM vep. THÁSHË, THËNË kal. dhe jokal. 1. Shpreh diçka me fjalë ose me shkrim, flas, shprehem, njoftoj diçka; i jap, i çoj fjalë dikujt, lajmëroj; i jap a i njoftoj dikujt një udhëzim, një urdhër, një porosi etj., porosit; urdhëroj, njoftoj një vendim. Themvërtetën. Them mendimin tim. Thotë gënjeshtra. Ia thanë emërimin. Ua tha vendimin. Populli thotë se... I vjetri ka thënë se... Tha shumë gjëra. S'tha asgjë. S'tha asnjë gjysmë fjale nuk foli fare. Drejt e the. Ia tha copë. Ç'thua kështu? Si the? Pse e the? Tha fjalë me vend. S'la gjë pa thënë. Ashtu i thanë. S'di ç'të them. Pusho (rri), të them! I thuajvijë! Më thoni, ju lutem! Po them disa fjalë për këtë çështje. A i tha a s'i tha dy fjalë foli shumë pak. I thanërrinte gati (të priste, të nisej). Është e kotë t'i thuash atij. Thuaj, e di apo jo? Thuaj, do të vish me ne apo jo? Thuaji sa të duash, atij aq i bën. E kush thotë pa! paska gojë e flet edhe dikushvetë vepron a ka vepruar ndryshe. themidrejtën (të vërtetën)... fj. ndërm. Bluaje, pa thuaje! fj.u.
2. bised. Tregoj diçka me fjalë, rrëfej; recitoj, shqiptoj. Na tha një përrallë (një histori, një vjershë). Them mësimin (rregullën). Ia ka thënë gjyshi (nëna, vëllai). Kush ia tha? Si ia tha? Pse ia the? I thagjitha. Nuk t'i ka thënë? Më thuaj ç'u atje. E tha pa asnjë gabim.
3. bised. Shfaq një mendim; mendoj; kujtoj. Ç'thua ti? Thashë njëherëshkoja (t'i tregoja). Thashë se vdiqa (se plasa, se u mbyta). Atë thuaj, s'më pëlqen.
4. kryes. veta III Flet, përhap fjalë, përhap lajmin; përflet, merr nëpër gojë. Bota thotë se... Njerëzit thonë se... Thonë se... Lethonë ç'të duan, ai vështron punën.
5. bised. E quaj; e thërres me emër (me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. dhanore). Si i thonë kësaj gruaje (këtij djali)? Qysh i thonë këtij vendi (këtij fshati)? Ç'ta thonë emrin? Mos më thënçin burrë, po... Si të thuash si ta quash në një farë mënyre, si ta quash diçka. Kësaj i them punë! Kësaj i them dasmë unë! Kësaj i them gjellë! I them qenit qen!
6. vetv., bised. Ia marr një kënge, një pjese muzikore a një melodie; këndoj (me trajtën e shkrirë ia përemrave vetorë). Ia them këngës. Ia thoshte bilbili. Ia thotë me fyell. Ia thotë e ia pret bukur. Ia thotë a s'ia thotë këndon (i bie një vegle muzikore) shumë bukur.
7. vetv., vet. v. III Pasqyron, shpreh a shfaq diçka, jepkuptosh. Fytyra e saj thoshte shumë. Shikimi (vështrimi) i tij thotë gjithçka. E thonë sytë se ç'ka në zemër. Kjo s'do të thotë gjë.
8. bised. E bëj shumë mirë, e kryej si duhet diçka; jam i zoti për një punë, zotëroj mirë një mjeshtëri (me trajtën e shkrirë ia përemrave vetorë). Ia thotë lapsit (kalemit). Ia thotë ai për punë. S'ia thoshte për të kënduar. S'ia thoshtellogari. S'ia thoshte nga zanati. Ia thotë mirë. S'ia thoshte fare.
9. vetv., vet. v. III (me një trajtëshkurtërpëremrit vetor të v. III nj. në r. dhanore). Është. I thonë dimër (verë). I thonë fshat (qytet, fushë, mal) këtu. I thonë luftë. I thonë punë, s'i thonë shaka. Jetë i thënçin! iron. s'është jetë për të qenë kjo, është jetë e keqe. Burrë (grua) i thënçin! iron.
10.sh. si fj. ndërm. Ta zëmë, për shembull. Ishin, të themi, nja dyqind vetë. Vinin, të themi, përditë. Më mirë, të themi, e gjetëm vetë. Si të themi... si për shembull.
11. si pj., vet. v. III Vallë (përdoret kur pyesim me dyshim për diçka, kur shprehim habi, kur nuk kemi siguri për diçka etj.). I dimëgjitha. A thua?! A thua ta gjejmështëpi? A thua e ngremë dot? Thuajetë e vërtetë?
Sin.: flas, fjalos, përflas, llafos, shfaq, shpreh, pohoj, njoftoj, lajmëroj, porosit, urdhëroj, tregoj, recitoj, shqiptoj, këndoj.
U tha, u (diçka) shih me të thënë e me të bërë (një të thënë e një të bërë). Them e çthem e kthej fjalën, e mohoj atë që thashë. S’ke ç’i thua është shumë i mirë (dikush a diçka), është i përsosur; s’ka të sharë; (është) punë e madhe. Me *nder me thënë. Njëri ia thotë e tjetri ia pret shih i mbajnë ison (i bëjnë iso). Me të thënë e me të bërë (një të thënë e një të bërë) pa u vonuar, përnjëherë, në çast. I thotë *diellit ja dil a ja të dal (dikush). S’ma thotë *goja (diçka). Ia thotë kalemit (*lapsit) (dikush). Them me *mend. Ma thotë *mendja se... Më thotë një *mendje (një mendjethotë). Ç’të thotë *mendja. I them *“ndal(diçkaje) libr. Sa të thuash *një. Sa të thuash *pesë. S’tha dot as “*qepë (dikush). thethashë e ca të tjera; thashetheme. Ta thëntë prifti (hoxha) në *vesh! mallk. Ma thotë (ma ndien, ma ndjell) *zemra (diçka).


Rezultate të ngjashme

THEMBRÁT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Vija ku ndahet themeli nga muri.

Shfaq përkufizimin e plotë →

THEMBR/ÓS vep., ~A, ~UR kal. E ngop dikë me thembra e me kothere buke.

Shfaq përkufizimin e plotë →

THÉMB/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT 1. Pjesa e prapme e shputës së këmbës, që vjen si e rrumbullakët dhe është pak e dalë. Thembra e këmbës. Vrau thembrën.2. Pjesa e prapme e çorapit ose…

Shfaq përkufizimin e plotë →

THEMÉL,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Pjesa e murit nën dhe, zakonisht më e gjerë dhe me gurë, mbi të cilën ngrihen muret e një ndërtese, një urë etj.; vendi si hendek, që mbushet me gurë pë…

Shfaq përkufizimin e plotë →

THEMELÍ,~A f. sh. ~, ~TË shih THEMÉL,~I.

Shfaq përkufizimin e plotë →

THEMELÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi i hedhjes së themelit të një ndërtese. Themelimi i shtëpisë mbaroi.2. Krijimi a formimi i një organizate, një shoqërie, një institucioni etj. …

Shfaq përkufizimin e plotë →

THEMEL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Hedh themelet e një ndërtesë; nis të ngre një qytet etj. Themeluan një kala. Themeloi qytetin. 2. fig. Krijoj a formoj një organizatë, një shoqër…

Shfaq përkufizimin e plotë →

THEMELÓR,~E mb. 1. Që shërben si themel, që i përket bazës mbi të cilën ngrihet diçka, i themelit. Fondi themelor. Guri themelor. Shtresa themelore. Pjesa themelore. 2. Që shërben …

Shfaq përkufizimin e plotë →

THEMÉLTË (i, e) mb. Që është i thellë e i qëndrueshëm; që është me themel, që ka baza të forta; kund. i pathemeltë. Ankesë e themeltë. Arsye e themeltë. Veprime të themelta.Sin.:

Shfaq përkufizimin e plotë →

THÉM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Njësi administrative ushtarake dhe administrative në Perandorinë Bizantine gjatë shek. VII-X, në krye të së cilës ishte strategu pranë të cilit qëndronin n…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.