Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
THELL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E ha a e gërryej në fund diçka, e bëj të thellë; e bëj më të thellë; e bëj të futet përbrenda. Thelloj gropën (kanalin). Thellojnë portin. Ia thelloi rrudhat (të çarat).
2. E bëj më të errët, më të mbyllur a më të thellë (një ngjyrë). Thelloje të kuqen!
3. Bëj që diçka të marrë përpjesëtime më të mëdha, që të ketë shkallë më të lartë zhvillimi, përhapjeje etj., e bëj më të madh a më të theksuar, e shpie më thellë. E thelluan miqësinë. E thelloi kritikën. E thelloi gabimin. I thelluan mosmarrëveshjet. Thelluan rezultatin. sport. arritën fitore më të thellë.
4. E shqyrtoj dhe e studioj diçka nga të gjitha anët, duke u futur në brendësi, duke e njohur e përvetësuar më thellë etj., e shpie më thellë. Thelloj studimin (analizën, shqyrtimin, përgjithësimin). Thelloj përvetësimin e një lënde.
✱Sin.: gërryej, gropoj, lugoj, ha, përthelloj, shqyrtoj, trash.
►THELL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Hahet a gërryhet në pjesën e fundit a në shtratin e vet (një lumë, një përrua etj.), bëhet i thellë; bëhet më i thellë; fut…
Shfaq përkufizimin e plotë →THELLÓM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Vend i thellë në det, në liqen a në lumë. ✱Sin.: thellësirë, gropë. ♦ Mori thellomën (dikush) u bë gjithnjë e më keq, nuk pati asnjë shenjë përmirësimi …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë