Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
THELLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur gërryej diçka ose kur hahet a kur gërryhet nga fundi diçka. Thellimi i kanalit.
2. Vend i thellë a i thelluar; e thelluar në një gjë. Gjurmë të thellimeve. Ka thellime.
3. fig. Gjendja kur diçka merr përpjesëtime më të mëdha, bëhet më e madhe a më e thellë. Thellimi i përçarjes. Thellimi i mosmarrëveshjeve (i krizës, i luftës). Thellimi në studimin e problemit.
THËLLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Erë shumë e ftohtë, erë që të pret. Thëllimi i dimrit. Fryn thëllimi. Të thante thëllimi. Çante përmes thëllimit.
2. Të ftohtë i madh e i thatë, acar. Thëllimi i dimrit (i mëngjesit). Punojnë edhe në thëllim.
✱Sin.: acar, athëtimë, akullim, akullirë, ngricë, ngrijë, ashpërsi.
THELLÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Thellësirë. 2. Pellg mjaft i thellë që krijohet nga mbyllja e plotë a e pjesshme e një përroi dhe që shërben për të ujitur.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë