Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
THEKSÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi i shqiptimit me zë më të fortë ose me ton më të ngritur i një rrokjeje a i një zanoreje në fjalë, për të dalluar një rrokje a një zanore në fjalë gjatë të folurit. Theksimi i zanores (i fjalës). Theksimi i rrokjes. Theksimi i disa tipareve. Shenja e theksimit.
2. Mënyrë shqiptimi e tingujve, e fjalëve ose e fjalive në të folur, mënyrë të foluri; ndryshim i zërit (ngritje, ulje, forcim, dobësim etj.), që shpreh ndjenja të caktuara të folësit; theks. Theksim i qartë (i rëndë, i ëmbël, i këndshëm). Theksim hundor. Me theksim të veçantë.
3. fig. Vëmendje e veçantë që i japim një ideje, një mendimi, një çështjeje. Gjerë e gjatë u ndal mbi theksimin e anës së zhvillimit shoqëror. Do të ndihmonte theksimi i një fakti tjetër.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë