Fjalori
THARTOHEM

THART/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. vet. v. III Bëhet i thartë, merr shijethartë; prishet. U thartua vera (kosi). Është thartuar gjella.
2. vetv., vet. v. III Tharmëtohet, tharbëtohet. Thartohet qumështi. Thartohet brumi.
3. vetv., vet. v. III, kim. Kthehetacid; i shtohet sasia e acidit, acidohet.
4. fig. Prish fytyrën dhe mbledh buzët për të shprehur pakënaqësinë a zemërimin për diçka, për të treguar se diçka nuk më pëlqen. U thartuafytyrë. U thartua e s'foli.
5. fig. I keqësoj, i acaroj a i prish marrëdhëniet me dikë, prishem me të. U thartuan punët. U thartuan në mes tyre.
6. pës. e THARTÓJ.
Sin.: prishem, tharmëtohet, tharbëtohet, acidohet, keqësoj, acaroj.
I janë thartuar (i janë uthulluar) *trutë (dikujt).


Rezultate të ngjashme

THART/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj të thartë diçka, i jap shije të thartë; i hedh limon, uthull etj., më shumë se ç'duhet. E thartoi gjellën (supën). E thartova shumë. 2. Thar…

Shfaq përkufizimin e plotë →

THARTÓR,~E mb. 1. I thartë. Kumbulla thartore. 2. kim. Që përmban acid; që ka vetitë e acidit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

THARTÓR,~I m. 1. Hirrë djathi me pak qumësht, që lihet disa ditë në vend të ftohtë sa të thartohet pak e pihet në vend të dhallit. 2. Byrek me hirrë. Bëri një thartor. 3. kim. Bash…

Shfaq përkufizimin e plotë →

THARTÓR/E,~JAI f. sh. ~E, ~ET bot. Lëpjetë mali, uthullaç; uthullishte, lëpjetë lepuri. Sin.: uthullaç, uthullishte, uthullnike.

Shfaq përkufizimin e plotë →

THARTÓR/E,~JAII f. sh. ~E, ~ET Hirrë e thartuar me farë kosi.

Shfaq përkufizimin e plotë →

THARTÓSH,~E mb. Që vjen si i thartë; i athët. Shegë thartoshe.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.