Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
THÁR/K,~U m. sh. ~QE, ~QET 1. Vend i veçantë, i rrethuar me gardh, ku mbahen mbyllur derra ose bagëti; vend i rrethuar më vete brenda vathës, ku veçohen shqerrat e kecat që këputen nga delet a nga dhitë; vathë. Thark derrash. I ndau nëpër tharqe. E mbylli (e futi) në thark. Dhentë e mbyllur në thark u trembën.
2. Kosh i madh për të mbartur barin, kashtën etj. Tharku i plehut. Mbushi tharkun.
3. Kasolle me gjerdhe që shërben për të mbajtur misrin; koshtar. Tharku i misrit. E hodhën misrin në thark.
4. Gropë që mbulohet me dushk e me degë ku ruhen gështenjat për një kohë të gjatë. I bënë thark gështenjat i grumbulluan gështenjat në thark për dimër.
5. Dollap i veçantë, i mbyllur a i rrethuar me purteka, me rrjetë teli etj., që shërben për të ruajtur bulmetin, gjellët etj.; vend i rrethuar a i thurur, ku vëmë bulmetin (zakonisht në qilar a në një dhomë përdhese).
6. përmb., bised. Tërësia e pjellave të një viti të caktuar, bark, brez (për kafshët e për njerëzit); tërësia e fëmijëve që kanë lindur gjatë martesës me një grua të caktuar. Keci është i tharkut të sivjetmë. Fëmijët e tharkut të parë.
7. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për vende të caktuara. Thark i ajrimit min. vend i rrethuar pranë një miniere ku gjenden pajisjet e ventilimit apo të ajrimit të një galerie në minierë.
✱Sin.: vathë, kasolle, koshtar.
♦ Derr në thark (në kotec). Thark derrash keq. shih stallë derrash keq.
THÁR vep., ~A, ~UR kal. I hedh qumështit farën për ta zënë kos, e pres me farë, tharmëtoj; tharb.✱Sin.: tharmëtoj, tharb, thartoj.
Shfaq përkufizimin e plotë →THÁRB,~I m. Maja, tharm.
Shfaq përkufizimin e plotë →THÁRB vep., ~A, ~UR kal. Tharbëtoj diçka me tharm a me një lëndë tjetër; tharmëtoj.
Shfaq përkufizimin e plotë →►THÁR/ET jovep. ~(u), ~UR 1. vetv. Pritet nga fara dhe ngjizet (për qumështin); bëhet i thartë, tharmëtohet, prishet. Tharet shpejt vera e hapur. Kur tharet qumështi, e bëjnë gjizë…
Shfaq përkufizimin e plotë →THÁRJ/E,~AI f. ~E, ~ET 1. Veprim kur thaj ose kur thahet diçka; kund. lagie. Tharje e plotë. Tharja e rrobave (e ndërresave, e kripës, e tullave, e drurit). Tharja e pemëve (e peri…
Shfaq përkufizimin e plotë →THÁRJ/E,~AII f. sh. ~E, ~ET Ndërprerje e shkallëshkallshme e mjeljes së një lope dy muaj para pjelljes, që të ndalet laktacioni dhe të përgatitet kafsha për laktacionin pasardhës.
Shfaq përkufizimin e plotë →THÁRM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Brumë i thartuar i cili shtihet në brumin e bukës, të petullave etj., që ky të vijë; farë për të zënë kosin, farë kos. Tharmi i bukës. Tharmi i kosit. Bu…
Shfaq përkufizimin e plotë →THÁRP,~I m. Tharm kosi.
Shfaq përkufizimin e plotë →THÁRË (i, e) mb. 1. Që i është hequr uji ose lagështia që ka pasur brenda a në sipërfaqe, që i është avulluar a i ka ikur lagështia. Rroba të thara. Çorapet e thara. Dru të thara. …
Shfaq përkufizimin e plotë →THÁR/Ë,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) bised., keq. Që nuk ka jetë; që nuk ushqehet me gjak (për pjesët e trupit). Luaji të tharat! Luaji duart (këmbët), që i ke si të thara.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë