Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
THÁRË (i, e) mb. 1. Që i është hequr uji ose lagështia që ka pasur brenda a në sipërfaqe, që i është avulluar a i ka ikur lagështia. Rroba të thara. Çorapet e thara. Dru të thara. Bojë e tharë. Me flokë të tharë.
2. Që i është hequr uji, që ka kulluar; që ka shteruar (për një burim etj.). Bar i tharë. Toka të thara. Kanal i tharë. Lumë (përrua) i tharë. Kënetat e thara.
3. Që i ka ikur njomështia a lëngu, që nuk është më i njomë e me lëng (për pemë, për bimë barishtore, për perime, për ushqime etj.); i pjekur shumë; që nuk është më i butë a i përtharë. Fiq të tharë. Domate të thara. Duhan i tharë. Sherbelë e tharë. Lëkura portokallesh të thara. Bukë e tharë. Petë të thara. Është e tharë. Peshk (mish) i tharë. Është shumë i tharë.
4. Që nuk ka asnjë pikë qumësht, që nuk milet; që është bërë shterpë. Me gjinj të tharë. Lopë e tharë.
5. Që s'ka jetë, që nuk ushqehet me gjak e nuk punon (për pjesët e trupit); i prishur, që nuk jeton më, që nuk prodhon më (për bimët, për pemët e për pjesët e tyre). Me këmbë të thara. Degë (gjethe, pemë) të thara. E ka të tharë dorën.
6. Që është shumë i dobët, i tretur, i holluar, që është bërë kockë e lëkurë, i thatë. I tharë në fytyrë.
7. fig. Që është si pa jetë, që mezi punon a mezi vihet në lëvizje, shumë i ngathët.
✱Sin.: i terur, i përtharë, i fikatur, i shterur, i rreshkur, i përvëluar.
♦ I ka duart të thara (dikush) përb. 1. I bien sendet nga duart; është shumë i ngathët e s’di të bëjë fare punë dore; është dembel i madh; i ka krahët të tharë; nuk zë gjë me dorë. 2. Nuk di të mbrojë veten, nuk i del dot zot vetes kur e ngacmojnë a e sulmojnë; është i pafuqishëm. I ka këmbët të thara (dikush) është shumë i ngathët e mezi ecën, mezi i hedh këmbët, mezi lëviz nga vendi. I ka krahët të tharë (dikush) përb. është i ngathët a dembel dhe nuk punon fare; nuk i bëjnë krahët të punojë; i ka duart të thara; nuk zë gjë me dorë. I tharë në *tym (për dikë).
THA/J vep., ~VA, ~RË kal. 1. I heq diçkaje ujin ose lagështinë që ka brenda a në sipërfaqe, bëj t'i avullojë a t'i ikë lagështia; kund. lag, njom. Thaj rrobat në diell (me hekur). Thaj duart pranë zjarrit. E thau vapa (era). Thaj flokët me peshqir.
2. I heq diçkaje ujin që ka, e kulloj; e bëj të shterë (një burim etj.). E thanë kanalin (hendekun). I thanë kënetat (moçalet). I thanë tokat. Vapa i thau burimet.
3. I heq njomështinë a lëngun nga fryti një bime barishtore, një lloji perimesh, një ushqimi etj., për ta ruajtur e për ta përdorur për një kohë të gjatë; e pjek shumë diçka që të mos prishet. Thanë misrin (grurin, petët, domatet, specat, qepët, hudhrat) në diell. Barin e njomë e thajnë. Thaj fiqtë (kumbullat, rrushtë, duhanin).
4. Bëj të humbasë butësinë, e bëj të thatë diçka. Thaj mishin në tym. Thaj peshkun.
5. Përthaj. Ia thau plagën.
6. bised., shak. a iron. Nuk i lë as një pikë, e shteroj diçka deri në fund; e pi ose e ha të gjithë, e zbraz krejt; i marr çdo gjë që ka, s'i lë asgjë. E thau lopën kur e moli. Qengji e thau delen (kur piu). Macja e thau qumështin. E thau gotën të gjithë. Thau një shishe të tërë. E thau me dy gllënjka. E thau pjatën (gjellën). Ia thau qypin (e mjaltit, e gjalpit). Ia thau hambarin. Ia thau shtëpinë. Ia thau xhepin (paratë). Ai të than.
7. vet. v. III E kthen në diçka pa jetë, që nuk ushqehet me gjak e nuk punon (për pjesët e trupit). I thau krahun sëmundja.
8. vet. v. III E prish diçka, e bën të mos jetojë, të mos prodhojë etj. (për bimët, për pemët e për pjesë të tyre). Ia thau gjethet vapa (vrugu). I thau degët (rrënjët). I thau portokajtë (bajamet) ngrica.
9. E dobësoj shumë, e tret, e holloj, e bëj kockë e lëkurë. E ka tharë sëmundja.
10. edhe jokal. Kam shumë ftohtë; mërdhij shumë. Thava së ftohti. Thau si qeni.
11. vet. v. III Më ngrin, më bën të kem shumë ftohtë; ma ftoh shumë, ma mpin. Më thau era (acari). M'i thau duart. Të thante gjer në palcë.
12. fig., bised. E njoh diçka shumë mirë, e di me rrënjë (edhe iron.). E than gjuhën (matematikën, frëngjishten). E ka tharë fare mësimin. Të than për punë. Të than në teori e në praktikë. Ama ç'e paske tharë! iron. (kur dikush nuk e ka mësuar fare një mësim a e ka bërë keq një punë).
✱Sin.: ter, përter, rreshk, rrudh, përthaj, kulloj, shter, zbraz, dobësoj, tres.
♦ *Laj thaj. Thaj *barkun bised. Ia thau *barkun (dikujt) bised. I thau *derën (dikujt). Më thau *duart (dikush). Thaj *gojën. Ia thau *gojën (dikujt). E thava *kokën (për diçka). I thaj *kupën (dikujt). Ia thau *lugën (dikujt). E kam tharë *mendjen (për diçka). Ia thau *prehrin (dikujt). E thau (e shkundi, e vrau) *qesen (dikush). Të than (të qan) *qoshen (dikush). Më thau *sytë (dikush). Ma thau *shpirtin (zemrën). Të than *tepsinë (tavën) (dikush). Than *trahan (dikush). Ia thau *trutë (dikujt). Ia thau *vatrën (dikujt). Ma thau zemrën (*shpirtin). Ia thau *zorrën (dikujt) bised.
THÁR vep., ~A, ~UR kal. I hedh qumështit farën për ta zënë kos, e pres me farë, tharmëtoj; tharb.✱Sin.: tharmëtoj, tharb, thartoj.
Shfaq përkufizimin e plotë →THÁRB,~I m. Maja, tharm.
Shfaq përkufizimin e plotë →THÁRB vep., ~A, ~UR kal. Tharbëtoj diçka me tharm a me një lëndë tjetër; tharmëtoj.
Shfaq përkufizimin e plotë →►THÁR/ET jovep. ~(u), ~UR 1. vetv. Pritet nga fara dhe ngjizet (për qumështin); bëhet i thartë, tharmëtohet, prishet. Tharet shpejt vera e hapur. Kur tharet qumështi, e bëjnë gjizë…
Shfaq përkufizimin e plotë →THÁRJ/E,~AI f. ~E, ~ET 1. Veprim kur thaj ose kur thahet diçka; kund. lagie. Tharje e plotë. Tharja e rrobave (e ndërresave, e kripës, e tullave, e drurit). Tharja e pemëve (e peri…
Shfaq përkufizimin e plotë →THÁRJ/E,~AII f. sh. ~E, ~ET Ndërprerje e shkallëshkallshme e mjeljes së një lope dy muaj para pjelljes, që të ndalet laktacioni dhe të përgatitet kafsha për laktacionin pasardhës.
Shfaq përkufizimin e plotë →THÁR/K,~U m. sh. ~QE, ~QET 1. Vend i veçantë, i rrethuar me gardh, ku mbahen mbyllur derra ose bagëti; vend i rrethuar më vete brenda vathës, ku veçohen shqerrat e kecat që këputen…
Shfaq përkufizimin e plotë →THÁRM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Brumë i thartuar i cili shtihet në brumin e bukës, të petullave etj., që ky të vijë; farë për të zënë kosin, farë kos. Tharmi i bukës. Tharmi i kosit. Bu…
Shfaq përkufizimin e plotë →THARMÍ,~JA f. Fermentim.
Shfaq përkufizimin e plotë →THÁRP,~I m. Tharm kosi.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë