Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
THÁN/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT (lat. Cornus mas) bot. 1. Bimë që rritet e lartë a si shkurre me dru të fortë, me gjethe të vogla vezake e të ashpra, që lulëzon herët në pranverë dhe bën kokrra të kuqe, gjatoshe si ulli e me shije të athët; kokrrat e kësaj bime. Thanë e butë (e ëmbël). Dru (shkop) thane. I fortë si thana (si dru thane). I kuq si thana me shëndet shumë të mirë. Lëng (shurup) thanash. Si fletë thane i ashpër.
2. si mb., fig. Jo i ëmbël, pak si i athët; jo shumë i këndshëm a i pëlqyeshëm; i thartë. I ka fjalët thanë. E ka gojën thanë.
3. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për lloje të ndryshme bimësh. Thanë e egër bot. thanukël. Thanë ujku bot. thanukël. Thana amerikane (lat. Cornus stolonifera) shkurre e zakonshme e Amerikës së Veriut me degë ngjyrë vjollce të kuqërremtë dhe lule të bardha. Thana e bardhë (lat. Cornus alba) pemë qumështore me rritje të ngadaltë në Amerikën Lindore me degë dhe gjethe të forta. Thana tufshake (lat. Aristotelia serrata) shkurre e këndshme gjetherënëse ose pemë e vogël me gjethe tërheqëse dhe kokrra të vogla të kuqe, që bëhen të zeza në pjekuri dhe përdoren për të bërë verë.
♦ I bëhet syri thanë (për dikë a për diçka) nuk ia shkëput vështrimin, e shikon gjatë e me ëndje dikë a diçka, e shikon me lakmi e me dëshirë të papërmbajtur; e ha me sy (dikë a diçka); e përpin me sy (dikë a diçka); i qan syri (i qajnë sytë) (dikujt). (Flet) si *e ëma e Zeqos majë thanës (dikush) bised. E ka gojën thanë (dikush) thotë fjalë që të therin, flet thartë; e ka gojën uthull. I ka mendtë në *majë të thanës (dikush). Kërkon thana (dardha, rrush, fiq) në shënëndre (në dimër) (dikush) kërkon diçka të pamundur; kërkon qiqra në hell; kërkon kallëz në borë; kërkon peshk në mal. Numëron thanat (dikush) tall. shih numëron qimet e postiqes (dikush) tall. Njëri ha thana (*kumbulla) e tjetrit i mpihen dhëmbët iron. Sharton thanën me shegë (dikush) bën diçka që nuk shkon a që nuk mund të japë ndonjë përfitim; përpiqet të bashkojë a të pajtojë dy gjëra krejt të ndryshme. Ia vuri kufirin te thana (dikujt) nuk e lejon dikë t’i ndërhyjë në punët e tij; nuk e afron a e ndalon prerazi të bëjë diçka, i tregon se deri ku lejohet për diçka; i vë kufi që larg; i tregoi vendin.
THEM vep. THÁSHË, THËNË kal. dhe jokal. 1. Shpreh diçka me fjalë ose me shkrim, flas, shprehem, njoftoj diçka; i jap, i çoj fjalë dikujt, lajmëroj; i jap a i njoftoj dikujt një udhëzim, një urdhër, një porosi etj., porosit; urdhëroj, njoftoj një vendim. Them të vërtetën. Them mendimin tim. Thotë gënjeshtra. Ia thanë emërimin. Ua tha vendimin. Populli thotë se... I vjetri ka thënë se... Tha shumë gjëra. S'tha asgjë. S'tha asnjë gjysmë fjale nuk foli fare. Drejt e the. Ia tha copë. Ç'thua kështu? Si the? Pse e the? Tha fjalë me vend. S'la gjë pa thënë. Ashtu i thanë. S'di ç'të them. Pusho (rri), të them! I thuaj të vijë! Më thoni, ju lutem! Po them disa fjalë për këtë çështje. A i tha a s'i tha dy fjalë foli shumë pak. I thanë të rrinte gati (të priste, të nisej). Është e kotë t'i thuash atij. Thuaj, e di apo jo? Thuaj, do të vish me ne apo jo? Thuaji sa të duash, atij aq i bën. E kush thotë pa! paska gojë e flet edhe dikush që vetë vepron a ka vepruar ndryshe. Të themi të drejtën (të vërtetën)... fj. ndërm. Bluaje, pa thuaje! fj.u.
2. bised. Tregoj diçka me fjalë, rrëfej; recitoj, shqiptoj. Na tha një përrallë (një histori, një vjershë). Them mësimin (rregullën). Ia ka thënë gjyshi (nëna, vëllai). Kush ia tha? Si ia tha? Pse ia the? I tha të gjitha. Nuk t'i ka thënë? Më thuaj ç'u bë atje. E tha pa asnjë gabim.
3. bised. Shfaq një mendim; mendoj; kujtoj. Ç'thua ti? Thashë njëherë të shkoja (t'i tregoja). Thashë se vdiqa (se plasa, se u mbyta). Atë thuaj, s'më pëlqen.
4. kryes. veta III Flet, përhap fjalë, përhap lajmin; përflet, merr nëpër gojë. Bota thotë se... Njerëzit thonë se... Thonë se... Le të thonë ç'të duan, ai vështron punën.
5. bised. E quaj; e thërres me emër (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Si i thonë kësaj gruaje (këtij djali)? Qysh i thonë këtij vendi (këtij fshati)? Ç'ta thonë emrin? Mos më thënçin burrë, po... Si të thuash si ta quash në një farë mënyre, si ta quash diçka. Kësaj i them punë! Kësaj i them dasmë unë! Kësaj i them gjellë! I them qenit qen!
6. vetv., bised. Ia marr një kënge, një pjese muzikore a një melodie; këndoj (me trajtën e shkrirë ia të përemrave vetorë). Ia them këngës. Ia thoshte bilbili. Ia thotë me fyell. Ia thotë e ia pret bukur. Ia thotë a s'ia thotë këndon (i bie një vegle muzikore) shumë bukur.
7. vetv., vet. v. III Pasqyron, shpreh a shfaq diçka, jep të kuptosh. Fytyra e saj thoshte shumë. Shikimi (vështrimi) i tij thotë gjithçka. E thonë sytë se ç'ka në zemër. Kjo s'do të thotë gjë.
8. bised. E bëj shumë mirë, e kryej si duhet diçka; jam i zoti për një punë, zotëroj mirë një mjeshtëri (me trajtën e shkrirë ia të përemrave vetorë). Ia thotë lapsit (kalemit). Ia thotë ai për punë. S'ia thoshte për të kënduar. S'ia thoshte në llogari. S'ia thoshte nga zanati. Ia thotë mirë. S'ia thoshte fare.
9. vetv., vet. v. III (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor të v. III nj. në r. dhanore). Është. I thonë dimër (verë). I thonë fshat (qytet, fushë, mal) këtu. I thonë luftë. I thonë punë, s'i thonë shaka. Jetë i thënçin! iron. s'është jetë për të qenë kjo, është jetë e keqe. Burrë (grua) i thënçin! iron.
10. në sh. si fj. ndërm. Ta zëmë, për shembull. Ishin, të themi, nja dyqind vetë. Vinin, të themi, përditë. Më mirë, të themi, e gjetëm vetë. Si të themi... si për shembull.
11. si pj., vet. v. III Vallë (përdoret kur pyesim me dyshim për diçka, kur shprehim habi, kur nuk kemi siguri për diçka etj.). I dimë të gjitha. A thua?! A thua ta gjejmë në shtëpi? A thua e ngremë dot? Thua të jetë e vërtetë?
✱Sin.: flas, fjalos, përflas, llafos, shfaq, shpreh, pohoj, njoftoj, lajmëroj, porosit, urdhëroj, tregoj, recitoj, shqiptoj, këndoj.
♦ U tha, u bë (diçka) shih me të thënë e me të bërë (një të thënë e një të bërë). Them e çthem e kthej fjalën, e mohoj atë që thashë. S’ke ç’i thua është shumë i mirë (dikush a diçka), është i përsosur; s’ka të sharë; (është) punë e madhe. Me *nder me thënë. Njëri ia thotë e tjetri ia pret shih i mbajnë ison (i bëjnë iso). Me të thënë e me të bërë (një të thënë e një të bërë) pa u vonuar, përnjëherë, në çast. I thotë *diellit ja dil a ja të dal (dikush). S’ma thotë *goja (diçka). Ia thotë kalemit (*lapsit) (dikush). Them me *mend. Ma thotë *mendja se... Më thotë një *mendje (një mendje më thotë). Ç’të thotë *mendja. I them *“ndal” (diçkaje) libr. Sa të thuash *një. Sa të thuash *pesë. S’tha dot as “*qepë” (dikush). Më the të thashë e ca të tjera; thashetheme. Ta thëntë prifti (hoxha) në *vesh! mallk. Ma thotë (ma ndien, ma ndjell) *zemra (diçka).
THÁNËS,~E mb. Që e ka kokrrën gjatoshe si të thanës e që është pak si i athët. Rrush thanës. Kumbull thanëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →THÁNËZ,~A f. sh. ~A, ~AT Kokërr thane. Hëngri thanëza.
Shfaq përkufizimin e plotë →THANÁK,~E mb. Thanës. Rrush thanak.
Shfaq përkufizimin e plotë →THANÁK/Ë,~A f. Reçel ose shurup thanash.
Shfaq përkufizimin e plotë →THANÉC,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Rrush thanës. ✱Sin.: thanacak, thanec.
Shfaq përkufizimin e plotë →THANÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Vend me thana, thanishtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →THAN/ÓS vep., ~A, ~UR kal. Rrah me thupër thane dikë apo diçka.
Shfaq përkufizimin e plotë →►THANÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR pës. e THANÓS.
Shfaq përkufizimin e plotë →THÁNTË (i, e) mb. 1. Që është bërë nga druri i thanës; prej thane. Dru (shkop) i thantë. Thupër e thantë.2. fig. I fortë, i qëndrueshëm; i shëndoshë, me shëndet të mirë. I thatë, p…
Shfaq përkufizimin e plotë →THANÚL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Thanë që nuk bën fruta.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë