Fjalori
THAJ

THA/J vep., ~VA, ~RË kal. 1. I heq diçkaje ujin ose lagështinë që ka brenda a në sipërfaqe, bëj t'i avullojë a t'i ikë lagështia; kund. lag, njom. Thaj rrobatdiell (me hekur). Thaj duart pranë zjarrit. E thau vapa (era). Thaj flokët me peshqir.
2. I heq diçkaje ujin që ka, e kulloj; e bëjshterë (një burim etj.). E thanë kanalin (hendekun). I thanë kënetat (moçalet). I thanë tokat. Vapa i thau burimet.
3. I heq njomështinë a lëngun nga fryti një bime barishtore, një lloji perimesh, një ushqimi etj., për ta ruajtur e për ta përdorur për një kohëgjatë; e pjek shumë diçka që të mos prishet. Thanë misrin (grurin, petët, domatet, specat, qepët, hudhrat) në diell. Barin e njomë e thajnë. Thaj fiqtë (kumbullat, rrushtë, duhanin).
4. Bëjhumbasë butësinë, e bëjthatë diçka. Thaj mishin në tym. Thaj peshkun.
5. Përthaj. Ia thau plagën.
6. bised., shak. a iron. Nuk i lë as një pikë, e shteroj diçka derifund; e pi ose e ha të gjithë, e zbraz krejt; i marr çdo gjë që ka, s'i lë asgjë. E thau lopën kur e moli. Qengji e thau delen (kur piu). Macja e thau qumështin. E thau gotëngjithë. Thau një shishetërë. E thau me dy gllënjka. E thau pjatën (gjellën). Ia thau qypin (e mjaltit, e gjalpit). Ia thau hambarin. Ia thau shtëpinë. Ia thau xhepin (paratë). Ai të than.
7. vet. v. III E kthendiçka pa jetë, që nuk ushqehet me gjak e nuk punon (për pjesët e trupit). I thau krahun sëmundja.
8. vet. v. III E prish diçka, e bën të mos jetojë, të mos prodhojë etj. (për bimët, për pemët e për pjesëtyre). Ia thau gjethet vapa (vrugu). I thau degët (rrënjët). I thau portokajtë (bajamet) ngrica.
9. E dobësoj shumë, e tret, e holloj, e bëj kockë e lëkurë. E ka tharë sëmundja.
10. edhe jokal. Kam shumë ftohtë; mërdhij shumë. Thavaftohti. Thau si qeni.
11. vet. v. III ngrin, më bënkem shumë ftohtë; ma ftoh shumë, ma mpin. thau era (acari). M'i thau duart. Të thante gjerpalcë.
12. fig., bised. E njoh diçka shumë mirë, e di me rrënjë (edhe iron.). E than gjuhën (matematikën, frëngjishten). E ka tharë fare mësimin. Të than për punë. Të thanteori e në praktikë. Ama ç'e paske tharë! iron. (kur dikush nuk e ka mësuar fare një mësim a e ka bërë keq një punë).
Sin.: ter, përter, rreshk, rrudh, përthaj, kulloj, shter, zbraz, dobësoj, tres.
*Laj thaj. Thaj *barkun bised. Ia thau *barkun (dikujt) bised. I thau *derën (dikujt). thau *duart (dikush). Thaj *gojën. Ia thau *gojën (dikujt). E thava *kokën (për diçka). I thaj *kupën (dikujt). Ia thau *lugën (dikujt). E kam tharë *mendjen (për diçka). Ia thau *prehrin (dikujt). E thau (e shkundi, e vrau) *qesen (dikush). than (të qan) *qoshen (dikush). thau *sytë (dikush). Ma thau *shpirtin (zemrën). Të than *tepsinë (tavën) (dikush). Than *trahan (dikush). Ia thau *trutë (dikujt). Ia thau *vatrën (dikujt). Ma thau zemrën (*shpirtin). Ia thau *zorrën (dikujt) bised.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.