Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
THËNI/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Diçka që shprehet me fjalë, njoftim a porosi.
2. Ajo që thuhet për dikë a për diçka, mendim, pohim, shprehje, fjalë etj. që është thënë ose që është shkruar nga dikush. Thënie e drejtë (e gabuar). Thënie të rreme. Thënie popullore. Thënia e dëshmitarëve (e të pandehurit). Kuptimi i thënieve. Ngul këmbë në thënie. Sipas thënieve të tij. Nga thëniet e tyre del se...
3. kryes. sh., gjuh. Togje prej dy-tri fjalësh që hasen dendur në gjuhë e në ligjërim dhe që jepen në fjalorë për të sqaruar më mirë kuptimet themelore e më të zakonshme të fjalëve a për të treguar përdorimin e tyre; togje të tilla që shërbejnë për emërtimet e sendeve të përdorimit të përditshëm. Jepen thëniet më të përdorshme.
✱Sin.: shprehje, pohim, mendim, përmendje, njoftim, rrëfim, tregim, shqiptim, fjalë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë