Fjalori
TFERR

TFERR vep., ~A, ~UR kal. 1. Shter, shteroj, mbaroj. E tferri lopa tamblin. Kuçedra tferri kroin. Amaneti tferr detin. (fj. u.) amanetin s’e tret dheu.
2. Pi të gjithë, shkrënd, shkulloj, thaj. Tferri shishen me verë.
3. Mbaroj, harxhoj, shkapërderdh. Tferr paratë i harxhoj, i bëj rrush e kumbulla. Kaq shpejt i tferre? Ia tferri paratë ia krydhi.
4. Rralloj; shfaros, zhduk. Na tferrën pulat shqipja dhe dhelpra. Na e tferri kopenë ujku. Lufta dhe sëmundja tferrin popullsinë.
Sin.: shter, shteroj, mbaroj, shpik, shkrënd, shkulloj, thaj, rralloj, shfaros, zhduk.


Rezultate të ngjashme

►TFÉRR/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Më mbarohen rezervat, të ardhurat; shkrëndem. U tferr nga paratë.2. vetv., vet. v. III Shteron, mbaron. U tferr bunari. Iu tferr fryma dha sh…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TFÉRRJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Mbarim, shkrëndje. Tferrja e shishes (e parave).2. Shterje. Tferrja e burimit (e kroit, e bunarit). Tferrja e lopës (e dhisë, e deles).3. Zhdukje, shf…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TFÉRRUR (i, e) mb. Që është tferrur, që ka shteruar. Burim i tferrur. Çezmë e tferrur.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TFÉRRUR,~IT (të) as. 1. Tferrje, mbarim; shterim. Të tferrurit e rezervave. Të tferrurit e rakisë. Të tferrurit e pëllesë.2. Të zhdukur, të shfarosur, zhdukje, shfarosje. Të tferru…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.