Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TEZGJÁH,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Vegël prej druri ose makinë e posaçme me pajisjet e nevojshme që përdoret për të endur pëlhurë, stof, qilima etj.; vegjë, avlëmend. Tezgjah druri. Krehri i tezgjahut. Reparti i tezgjahëve. Punëtorja e tezgjahut. Pëlhurë tezgjahu.
2. Kudhër e madhe, mbi të cilën kovaçi rreh me çekan hekurin e skuqur.
3. Tryezë pune e zdrukthëtarit, e xhokapunuesit etj.
4. Enë druri si shishe, me grykë të ngushtë, ku futin kafenë menjëherë sapo e pjekin. Vari tezgjahun në mur. Mbushi tezgjahun me kafe.
5. Copë lëvoreje nga druri i qershisë ose prej briri me të cilën i bien çiftelisë. Tezgjahu i çiftelisë.
✱Sin.: veg, vegjë, avlëmend, kudhër, tryezë.
TEZGJAHÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Punëtor tezgjahu. Tezgjahist i dalluar. Tezgjahistët e kombinatit. Grupi i tezgjahistëve. Kurs për tezgjahist.✱Sin.: endës, vegjëtar.
Shfaq përkufizimin e plotë →TEZGJAHÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Punëtore tezgjahu. Tezgjahiste e dalluar. Tezgjahistet e kombinatit. Vazhdon kursin për tezgjahiste.✱Sin.: endëse, vegjëtare.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë